Fundjavën e kaluar Luana vendosi të marrë dy ditë pushime duke udhëtuar drejt qytetit të Firenze. U mendua se moderatorja dhe këngëtarja shoqërohej nga i dashuri i saj, Krenar Çoçaj, por në fakt Luana e ka zbuluar vetë ditën e sotme që ndodhej në shoqërinë e një mikeshe të ngushtë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Evi Reçi me të cilën Luana ka një miqësi shumë të ngushtë. Që Luana ndodhej në Firenze me Evin e kuptuam nga foto e postuar në Insta Story, por edhe nga komentet e tyre në foton e Luanës. “A ka mundësi ti goce të tregosh kush ta bëri foton. Më mungon”, – i shkruan Evi ndërsa Luana i kërkon të falur dhe i shkruan se i mungon gjithashtu./revistawho.com