Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet roli i motrave tutore nga Skrapari, vajzat i “punësonin” si modele e pastaj…

04/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 6 mins read
A A
Zbulohet roli i motrave tutore nga Skrapari, vajzat i “punësonin” si modele e pastaj…

Në rrjetin e shfrytëzimit dhe trafikimit të vajzave për prostitucion, që u godit dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, rolin kryesor e kanë pasur motrat nga Skrapari. Të ndihmuara edhe nga njëri prej djemve të arrestuar, ato përzgjidhnin vajzat që i “punësonin”, fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë, raporton “Panorama”. Rekrutimi, ashtu siç mori emrin edhe operacioni që u zhvillua të dielën nga oficerët e Antitrafiqeve, bëhej kryesisht në lokale të ndryshme nate në Tiranë. Dy motrat, Ina dhe Armonela Qama, u afroheshin vajzave që gjykonin se ishin të përshtatshme për punën që ato synonin dhe më pas u bënin ofertën. Joshja fillonte me idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, vajzat pranonin që të ushtronin prostitucion. Burime nga grupi hetimor thanë se pasi vajzat kalonin “provën”, në motele të ndryshme të Tiranës, dy motrat Qama u propozonin të njëjtën punë jashtë Shqipërisë, duke u premtuar se fitimi do të ishte më i madh. Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, i cili ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Ndërsa transporti i tyre në vendet e ndryshme ku ushtrohej prostitucion bëhej me taksi, që drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër i tyre, Zamir Hodo.





SHFRYTEZIMI

Gjatë 6 muajve që Policia e Tiranës ka hetuar dhe mbajtur në vëzhgim rrjetin e trafikimit, është mësuar se njëra nga vajzat që u ndalua të dielën, në tentativë për t’u nisur drejt Gjermanisë, ishte shfrytëzuar më parë në Itali.


ledian-gjoni-1

Shtetasja me iniciale M.Th., ndaj së cilës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, kishte ushtruar prostitucion për llogari të këtij grupi, disa muaj më parë në Milano. Atje ishte nisur nga dy motrat Qama, si pjesë e një agjencie mode, por përveç disa fotografive për llogari të kësaj agjencie, që në fakt nuk ekziston, ajo kishte ushtruar edhe prostitucion. Njëra nga motrat e arrestuara, 25­vjeçarja Armonela Qama, ka postuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi dhe video të vajzës, duke ftuar edhe vajza të tjera, me pretendimin se do t’u gjente punë si modele.

zamir-hodo-1

Vajza me inicialet M.Th., sipas burimeve nga Policia, ka qëndruar në Itali 3 muaj dhe më pas është kthyer në Shqipëri, në mënyrë që të mos e shkelte afatin e qëndrimit në zonën “Shengen”. Por edhe pasi është kthyer në Tiranë, ajo ka vijuar të punojë për llogari të 5 të arrestuarve. Madje, nëpërmjet saj, dy motrat kanë rënë në kontakt edhe me vajzën tjetër që u ndalua të dielën, shtetasen me iniciale A.P. Edhe kjo e fundit është shfrytëzuar për prostitucion fillimisht në Tiranë dhe më pas është rënë dakord që, bashkë me shoqen e saj, të niseshin jashtë vendit.

TRAFIKIMI

Gjatë fazës së hetimeve, oficerët e Antitrafiqeve të Tiranës kishin mësuar se dy vajzat që do të trafikoheshin drejt Gjermanisë me qëllim ushtrimin e prostitucionit, ishin pajisur me dokumente të falsifikuara.

12249805_10203871552149755_1567450518368718066_n

Shtetasi Ledian Gjonaj, i arrestuar të dielën në flagrancë, u kishte siguruar atyre karta rumune, nëpërmjet njohjeve që kishte me shtetasen nga Rumania që do t’i priste atje. Nëpërmjet këtyre kartave, vajzat nuk ishin të detyruara që të qëndronin vetëm 3 muaj jashtë vendit, pasi me kartat rumune nuk u rrezikohej qëndrimi në zonën “Shengen”.

Kush janë dy motrat që rekrutonin ‘shoqet’ e tyre

Gjashtë muaj përgjime dhe vëzhgim në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë­Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. Qama dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, grupi rekrutonte vajza të reja duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit. Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE­së, kryesisht Gjermani. Ato rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama, raporton “Report TV”. Dy motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim me qëllim shfrytëzimin. Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup. Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës. Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.

untitled1

Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai i mbrëmshmi në Morinë. Si dy motrat rekrutonin vajzat, i çonin jashtë pasi i “mësonin” në vend Dy motra nga Skrapari dhe tre djem janë vënë në pranga dje gjatë tentativës për të trafikuar drejt Gjermanisë dy vajza të reja, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Arrestimi i tyre u krye gjatë operacionit të koduar “Rekrutimi”, të realizuar nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës. Burime zyrtare të Policisë thanë se 5 personat e arrestuar akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Nga ana tjetër, gjatë operacionit u ndaluan edhe dy vajzat që po transportoheshin drejt Gjermanisë, të cilat më parë kishin ushtruar prostitucion në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ndaj tyre nisi procedim penal në gjendje të lirë për prostitucion, ndërsa u shpall në kërkim edhe një shtetase nga Rumania. Sipas Policisë, vajza rumune me inicialet P.C. dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani. Vajzat që do të trafikoheshin jashtë vendit ishin pajisur më parë me karta rumune të falsifikuara, që u sekuestruan gjatë operacionit, bashkë me biletat e udhëtimit dhe pasaportat. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës tha se vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka raste të mëparshme që vajza të reja janë trafikuar nga Shqipëria nga ky rrjet i shfrytëzimit të prostitucionit.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje se Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale, pas një hetimi disamujor kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit koduar “Rekrutimi”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe 3 të tjerë hetohen në gjendje të lirë. Në pranga përfunduan dy motrat, Ina e Armonela Qama, 23 e 25 vjeç, nga Skrapari, banuese në Tiranë, si dhe Ledian Gjoni, 28 vjeç, nga Skrapari, Ardit Shmilli, 24 vjeç, nga Skrapari dhe Zamir Hodo, 31 vjeç nga Tirana. “Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri­tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale me tendencë shfrytëzimin e prostitucionit në Shqipëri, si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion e dërgimin e tyre drejt Gjermanisë së dy shtetaseve me iniciale M.TH., 19 vjeç dhe A.P. 20 vjeç”, tha dje Policia. Mësohet se, përveç të arrestuarve, janë referuar materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë ndaj shtetaseve M.Th. dhe A.P., të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri e më pas do të shfrytëzoheshin jashtë vendit. Policia tha se e përfshirë në trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja nga Rumania me inicialet P.C., e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy karta identiteti rumune të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ishin të pajisura dy vajzat që do shfrytëzoheshin në Gjermani, 4 bileta avioni, 7 telefona dhe 1500 euro. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet taksi, i cili bënte transportin e vajzave nga Tirana në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, nga ku bëhej nisja drejt Gjermanisë./ Panorama

http://dai.ly/x4vob3z

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
E dashura e Granit Xhakës ngre në krah futbollistin (FOTO)

E dashura e Granit Xhakës ngre në krah futbollistin (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera