Pas daljes nga Big Brother VIP, Egli Tako ka vendosur të tërhiqet nga syri i publikut duke mos qenë aktive as në rrjete sociale. Prandaj të gjithë duan të dinë se ku ndodhet ajo dhe sesi po e kalon kohën.
Kryefjala ka siguruar një foto të Eglit me mikeshen e saj në Palasë. Duket se Egli ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu shkëputur nga zhurma. Egli mban një kapele, si një mënyrë ‘maskimi’ nga turma, por syrit të publikut nuk i ka shpëtuar kollaj.