Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai… 21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait! 21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet vajza lesbike që do të jetë pjesë e “Big Brother” bashkë me të dashurën

18/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Zbulohet vajza lesbike që do të jetë pjesë e “Big Brother” bashkë me të dashurën

Banorja e parë e “Big Brother 9” që është zbuluar, është një vajzë lesbike që merr riskun të rrëfejë historinë e jetës së saj në ekran. Burimet e “Panorama” pranë reality show-t, që nis sot në mbrëmje në ekranin e “Top Channel”, kanë rrëfyer në konfidencë se vajza nga Tirana, rreth moshës 30 vjeçe, që hyn në këtë lojë me të dashurën e zemrës, quhet Kejda Jahja. Ajo do ta jetojë lidhjen e saj para kamerave, me ambicien për të fituar çmimin e madh që mendohet se e kalon shifrën 100 mijë euro.





17392180_366334807099851_1738473709_n

Por çapkënia brune, që anëtarët e komunitetit LGBTI e thërrasin shkurt Kej, nuk është fare e panjohur për publikun. Tri vite më parë ajo doli me zë e figurë duke pohuar “Po, unë jam lesbike”, në dokumentarin e titulluar “SkaNdal”, premiera e të cili u transmetua në një kinema të Tiranës, në maj të vitit 2014. Kejda mund të themi se ishte personazhi kryesor i dokumentarit, i realizuar me nismën e Xheni Karajt dhe Kristi Pinderit, dy përfaqë- suesit e Aleancës Kundër Dikriminimit (LGBTI) në Tiranë.


HISTORIA E PAZAKONTË E KEJDËS: “ISHA 13 VJEÇE KUR IA BËRA TË DITUR FAMILJES PRIRJET SEKSUALE”

“Unë kam qenë e vetmja që në moshën 13-vjeçare ia kam bërë të ditur si familjes sime, ashtu dhe shoqërisë që më rrethonte, faktin që unë jam lesbike, dhe se jam krenare që jam e tillë. Këto janë ndjenjat e mia, ndaj nuk mund të shtirem ndryshe. Jeni të lirë të më pranoni, ose të mos më pranoni!” shprehet Kejda Jahja në rrëfimin përmbyllës në dokumentarin e realizuar nga regjisorët Elton Baxhaku dhe Eriona Çami.

Kjo vajzë e rritur në zemër të Tiranës, rrjedh nga një familje intelektuale dhe me histori jete të komplikuar, detajet e së cilët do t’i rrëfejë vetë në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo është një nga anëtaret e para të Aleancës LGBTI, që pëlqen të vishet në stilin rock. Guxoi të shfaqej me zë, figurë dhe emër, në “SkaNdal”, dokumentarin e destinuar për disa festivale brenda dhe jashtë vendit. Kejda ishte ndër vajzat që doli publikisht para tri vitesh, dhe që do të guxojë të rrëfejë jetën e saj pa retushime në “Big Brother 9”.

55444

Bashkë me partneren e zemrës do të rrëfejnë ndjenjat që kanë për njëratjetrën, ndërkohë që do të vazhdojnë të mbrojnë kauzën e tyre që nisën në dokumentarin në fjalë. Po si nisi e gjithë kjo histori? Në filmin “SkaNdal”, Kejda e përshkruan kështu prezantimin e parë me Xheni Karaj: “Lamë një takim me Xhenin në një lokal. Ngaqë s’kisha parë kurrë vajza të cilat dilnin hapur, apo të deklaronin që bënin pjesë në këtë komunitet, prisja sigurisht një vajzë simpatike, për shembull bionde e me flokë të gjata, me fustan a nuk e di…”

Në këtë skenë të filmit hyn Xheni, e veshur në stilin modern dhe flokët e shkurtra, krejtësisht ndryshe nga përfytyrimi që kishte krijuar Kejda për të. “Folëm se nga do ta fillonim kauzën tonë, ku do të takoheshim, si mund të mblidhnim sa më shumë njerëz, dhe të krijonim kështu këtë aleancë, për t’u treguar të gjithëve, që ne ekzistojmë dhe jemi këtu…”. Të tjerë anëtarë të kësaj nisme rrëfyen se takimet e komunitetit LGBTI fillimisht organizoheshin në shtëpi, pasi ata ende nuk e kishin një zyrë.

E mbas një grumbullimi disa javor, ishte Xheni ajo që rrëfen se si filluan aksionet e tyre nëpër Tiranë. “Së bashku me Kej dhe një vajzë tjetër të komunitetit, printuam disa postera ku thuhej “Homofobia është sëmundje sociale”. Ajo kujton natën e parë me Kejdën tek ngjisnin posterat në orën 12 të natës, pikërisht në zonën e ishBllokut. Ishte një mision që e bënë me shumë frikë, por edhe me një adrenalinë të paparë”.

“Ishim aq të fokusuara të evitonim çfarëdolloj episodi të dhunshëm, sa unë në mënyrë të natyrshme kur më pyesnin çfarë është homofobia, ua ktheja “është një veg- ël muzikore, batutë që ka ngelur si histori në rrethin tonë të ngushtë”, tregon Kejda. Xheni e veçon këtë si një nga kujtimet më të bukura, që do t’i hapte sytë komunitetit në të ardhmen. E më pas filluan festat e orëve të vona, që nisën me 10-15 vetë.

“Ishin pikërisht këto party, vendi i duhur ku filluam të tregonim historitë tona personale, e të njihnim më shumë njëri-tjetrin, të mbanim kontakte më të afërta e të flisnim për të gjitha episodet, si të hidhura e si të gëzueshme”, përfundon rrëfimin e saj Kejda, në dokumentarin “SkaNdal”, që fitoi vendin e parë në edicionin e katërt të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec./Panorama

Tags: Big Brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!
Breaking News

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!

21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!
Breaking News

Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!

21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai…
Breaking News

Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai…

21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait!
Breaking News

”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait!

21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!
Breaking News

Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij!

21/02/2026
Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania
Breaking News

Del fotoja e parë e Kristit pas largimit të papritur nga Big Brother Vip Albania

21/02/2026
Next Post
Fotoja që i habiti të gjithë. Marina Vjollca shtatzënë?!

Fotoja që i habiti të gjithë. Marina Vjollca shtatzënë?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera