Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zbulohet vajza që i “nguli thikën pas shpine” Damianos, ja kush është Klaudia

10/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbulohet vajza që i “nguli thikën pas shpine” Damianos, ja kush është Klaudia

Big Brother” i ka surprizuar  të gjithë me eliminimin e një prej çifteve favorite për fitoren, Damiano dhe Armela. Dyshja la shtëpinë të shtunën e shkuar, si penalitet për shkak të thyerjes së rregullores nga ana e Damianos. Ish-banori, kishte komunikuar me miqtë gjatë kohës që duhej të ishte në izolim, ndërsa sipas “Big Brother”, në aplikim Damiano kishte gënjyer. Ai kishte deklaruar se ishte single, kur në fakt, një vajzë e mbërritur në zyrat e produksionit ishte shprehur se ajo ishte e dashura e Damianos dhe përpara hyrjes së tij brenda shtëpisë kishin bërë një marrëveshje. Gjatë spektaklit të së shtunës që kaloi, Vëllai i Madh transmetoi një video, në të cilën shfaqej një vajzë, emri dhe imazhi i të cilës nuk u zbulua. Ajo deklaronte se ishte e dashura e Damianos dhe se përpara se ai të futej në shtëpi kishin bërë një marrëveshje, që ajo të pranonte futjen e tij single dhe lidhjen brenda shtëpisë. Vajza në fjalë e tradhtoi, duke zbuluar “të fshehtat” e Damianos publikisht. Por çfarë e detyroi atë të merrte këtë vendim? Sigurisht, ndodh rrallë që e dashura të të “ngulë thikë pas shpine”, aq më tepër pasi, siç u shpreh në video, të ketë pranuar edhe një marrëveshje. Megjithatë, ndonëse askush nuk i sqaroi motivet e saj, ndërsa Damiano foli për lidhjen e një nate, gjasat janë që e dashura e Damianos të jetë ndjerë xheloze për dashurinë e tij me Armelën. Një tezë që ka nevojë për shpjegim është edhe fakti nëse femra në fjalë është Klaudia, “e dashura” e Damianos, e diskutuar pak kohë më parë në media. Mediat online publikuan disa javë më parë një artikull ku tregonin se vajza me emrin Klaudia ishte e dashura e Damianos dhe plani ishte të futeshin bashkë në shtëpi, por ajo ishte tërhequr në momentin e fundit, ndërsa thuhej edhe se kishte “korruptuar” Olti Currin. Disa mesazhe të publikuara në rrjet, tregonin se vajza në fjalë i kishte dërguar një pako nga ana e Damianos, Olti Currit, që sipas mediave ky ta favorizonte gjatë lojës. Por, një ditë më pas Olti e sqaroi të gjithë atë histori me një status në rrjetet sociale, teksa tha se, “vajza me emrin Klaudia ka dashur të emigrojë në Suedi, sepse ka pasur probleme me drejtësinë për trafik femrash, por me sa duket Damiano e ka zbuluar dhe i ka dhënë duart”. “Është një vajzë, që nga informacionet që sjellin ndjekësit e faqes sime në inboks, nuk e di sa e vërtetë është, mësova që quhet Klaudia dhe ka dashur të emigrojë në Suedi, sepse ka pasur probleme me drejtësinë për trafik femrash, por me sa duket Damiano e ka zbuluar dhe i ka dhënë duart. Indriti dhe Klaudia, për inat të vjehrrës (Damianos), vijnë dhe i shurdhojnë trapin mullixhiut (mua), duke sajuar SMS, apo whatsapp. Të dy janë njohur në ‘Facebook’, ku Damiano është i famshëm për videot në faqen ‘Anabel’. Damianon dhe Klaudian i kam takuar në dy restorante, ku folëm, u përshëndetëm, foto, gjëra dhe, të them të drejtën, kështu nga jashtë m’u dukën çift pëllumbash. Vetëm se ia kanë futur kot me planin e tyre që gjoja më kanë dhënë lekë, sepse në ‘Fan Club’ nuk ka fitues, gara bëhet në ‘BB’”, shkruante Olti në “Facebook”./ gsh.al

 






Tags: damiano big brothere dashura e damianos
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
Tragjedi në Itali, vetëvritet spikeri dhe DJ i famshëm 33-vjeçar

Tragjedi në Itali, vetëvritet spikeri dhe DJ i famshëm 33-vjeçar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera