Një nga dasmat VIP të këtij viti, e cila mezi po pritet nga të gjithë, është ajo mes Xhensilës dhe Besit. Çifti do të lidhë kurorë me datë 1 shtator. Vendin e ka zbuluar gazetari nga Kosova, Butrint Pasjaqa, i cili ka publikuar ftesën e dasmës. Besi dhe Xhensila do të martohen në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Çifti kanë planifikuar edhe dy të tjera: një me miqtë dhe të afërmit e aktorit ët humorit dhe një me miqtë dhe të afërmit e këngëtares.








