Aktorja Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u ndanë vetëm disa javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Sipas mediave të huaja, çifti pati një debat të ashpër gjatë fundjavës së “Thanksgiving” teksa pushonin në Vail, Colorado dhe u ndanë – të paktën për tani, pasi ata thuhet se janë ndarë e ribashkuar disa herë më parë.
Megan Fox dyshohet se ka parë diçka në celularin e këngëtarit që e ka mërzitur atë dhe ka bërë që ajo të largohet herët nga udhëtimi i tyre. Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar deri tani lajmin për ndarjen.
Ylli zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt në një postim në Instagram rreth një muaj më parë. Kujtohet se aktorja tashmë ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Brian Austin Green, me të cilin u divorcua në vitin 2020