Një burrë ka hipur në çati për të riparuar një çarje që i fuste brenda shiun, por ka gjetur nën të, atë që mendohet se është piktura e fundit e Karavaxhos. Piktura “Giuditta e Oloferne” është gjetur në një shtëpi fshati në Tuluzë të Francës, ku jetojnë pasardhësit e një ish-zyrtari të lartë të kohës së Bonapartit. Ekspertët francezë të veprave të artit janë të bindur se ajo është autentike. Por njohësit e artit italian nuk nxitohen, madje dyshojnë se kanë të bëjnë me një imitim të shkëlqyer. Piktura i është besuar muzeut të Luvrit, të cilët po e studiojnë për të dhënë përgjigjen përfundimtare. Nëse vërtetohet autenticiteti i kësaj vepre, shteti francez do t’i paguajë familjes që e gjeti një shumë prej 100-120 milionë euro.