Shumë persona edhe pse i pëlqejnë të bëjnë tatuazhe në trupin e tyre, shpesh herë janë në dilema dhe konfuzë. Një tatuazh bazuar në shenjën tënde të horoskopit është zgjedhja e duhur, madje edhe nëse është tatuazhi juaj i parë.
DASHI
Për t’u përputhur me energjinë tuaj dhe guximin, mendoni për shigjeta. Ato kanë një drejtim dhe një trajektore, ashtu si ju. Jeni një forcë konkuruese gjë që e bën bletën gjithashtu një simbol perfekt për ta vendosur në lekurën tuaj.
DEMI
Ju e shijoni jetën, dhe kënaqeni me gjërat e bukura të saj, si përshembull pushimet. Palma e paqtë është një tatuazh perfekt pasi përfaqëson atë ndjenjë shpërblimi dhe kënaqësie. Gjithashtu jeni një tip romantik dhe sentimental, një tatuazh në qafë me një simbol të vogël ose një pseudonim do ju shkonte shumë.
BINJAKËT
Ju jeni gati të fluturoni në çdo moment. Në një farë mënyre, një krijesë me krah është pikërisht ajo çfarë ju përfaqëson më se miri. Gjithashtu për shkak të karakterit tuaj dualist që i shihni gjërat nga shumë anë mund të kërkoni për tatuazhe me disa dizajne, ose në ngjyrë të bardhë.
GAFORRJA
Ju jeni një person i traditave dhe për ju familja është gjithçka. Adhuroni paqen, kështu që provoni një spirancë, një zemër, rrahje zemre ose një emër të një personi të afërt me ju.
LUANI
Të gjithë ju përshkruajnë si një shef dhe që gjithmonë doni të jeni në qendër të vëmendjes. Natyra juaj e nxituar përkrahet me tatuazhe me kurore ose një luan, që në fund të fundit është kafsha e shenjës tuaj.
VIRGJËRESHA
Do të donit një tatuazh që është i orientuar si ju në detaje. Një tatuazh gjeometrik do jetë ideale. Gjithashtu duke qenë se jeni gjithmonë duke menduar, një shkrim i menduar mirë dhe i shkruajtur bukur do dukej gjithashtu perfekt për ju.
PESHORJA
Ju nuk jetoni dot vetëm, qoftë kjo pa mikun tuaj të ngushtë, pa partnerin e jetës apo pa një person që do të jetë gjithmonë pranë jush.
AKREPI
Ju udhëhiqeni gjithmonë nga pasioni. Nëse ndjenjat tuaja nuk janë të forta, atëherë çfarë kuptimi ka? Një trëndafil shpreh shumë mirë dëshirat tuaja.
SHIGJETARI
Një tatuazh që shpreh më së miri shpirtin tuaj aventurier do ju shkonte më së miri me shenjën tuaj. Mendoni për çdo koordinatë gjeografike që mund të vizatoni në trupin tuaj.
BRICJAPI
Jeni persona me një karakter të fortë, shumë këmbëngulës, të etur dhe të dedikuar në qëllimet tuaja. Do të donit një tatuazh që shpreh më tepër karakterin tuaj thelbësor.
UJORI
Karakteri që ju keni kërkon gjithmonë që ta ktheje botën në një vend më të mirë dhe me vizionin që ju keni, shihni që çdo gjë është e lidhur me njëra tjetrën. Mandala, simboli i universit është një tatuazh perfekt për ju. Ose një dizajn që tregon natyrën.
PESHQIT
Ju jeni një shenjë uji, jeni të butë dhe dashuroni të ëndërroni , gjithashtu mund të njiheni si romantikë. Tatuazhet që ju përshtatën janë njëbrirëshat dhe fluturat. /revistawho.com