Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Zbuloni dekorimet më unike për festën e Vitit të Ri që duken fantastike në tavolinën tuaj

01/12/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Zbuloni dekorimet më unike për festën e Vitit të Ri që duken fantastike në tavolinën tuaj

C


Nëse jeni të fiksuar pas rregullimit të tavolinës dhe doni që të duket sa më bukur për të ftuarit tuaj, atëherë kemi disa ide ndryshe dhe pak jashtë të zakonshmes për ju. Mund të merrni disa nga këto ide, t’i shtoni prekjen tuaj dhe përfundimi do jetë i mrekullueshëm.





Prekje të arta
Nëse jeni të lodhura nga pamja e zakontë e tavolinës tuaj dhe pjatave, mundohuni të shtoni disa orendin në ngjyrë të artë, si përshembull pirunj, lugë apo zbukurime të tjera që mund të vendosni në tavolinë.


Ngjyra jeshile
Për të bërë diçka ndryshe, por pa dalur nga tema e festave, mundohuni ta ktheni tavolinën në një mini-pyll. Vendosni pak gjëra në ngjyrë jeshile dhe kombinojini ato me ngjyrën e bardhë. Mos harroni qirinjtë në disa vazo qelqi dhe ngjisni jashtë tyre zbukurime që mund t’i bëni vetë ose t’i blini të gatshme.

Detaje të akullta
Për këtë dekor përdorni më shumë ngjyrën e bardhë dhe blu, si në pjata ashtu dhe në disa orendi. Nëse keni të ftuar atë natë mund të shtoni dhe diçka më të veçantë, duke vendosur emrin në pjatën përkatëse dhe këtë mund ta bëni duke i qëndruar besnik temës “akull”.

Zbukurime prej qelqi
Zbukurimet e qelqit i japin një pamje tjetër tavolinës dhe e bëjnë të duket më klas. Brenda këtyre zbukurimeve mund të vendosni një qiri ose një bimë, për ta thyer pak me ngjyrën jeshile.

Pjata të shtrenjta
Nëse harxhoni në blerjen e pjatave të shtrenjta, atëherë nuk keni nevojë për shumë zbukurime pasi ato i japin një pamje krejt ndryshe tavolinës.

Zbukurimet e karrigeve
Nuk është e nevojshme që të zbukuroni patjetër tavolinën këtë natë, pasi dhe zbukurimet në karrige mjaftojnë për të krijuar një atmosferë. Mund të varni disa zbukurime ose thjesht t’i mbuloni ato me disa copa të bukura dhe të ngrohta.

E zezë dhe gri
Për një tjetër dekor unik kemi ngjyrën e zezë dhe ngjyrën gri. Duke i kombinuar bashkë dhe duke shtruar disa detaje si qirinj apo zbukurime të vogla për të thyer ngjyrat, mund të merrni një pamje shumë klas dhe festive në të njëjtën kohë.

Shishet e verës
Nëse keni në shtëpi disa shishe vere bosh, mos i hidhni pasi mund t’i përdoni ato si zbukurime. Lidhini me një fjongo dhe vendosni një qiri në grykën e shishes dhe shihni ndryshimin që do i sjellin ato tavolinës tuaj. Për këtë nuk është e nevojshme as të harxhoni para.

Tags: Shtepitavolineviti riZbukurime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
‘U shokuam kur e mësuam’, Gori tregon si e pritën aktorët fundin e serialit

‘U shokuam kur e mësuam’, Gori tregon si e pritën aktorët fundin e serialit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera