Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Zbuloni detyrat që Perëndia i caktoi shenjave të horoskopit sipas astrologut karmik Schulman

07/04/2016
in Horoskopi
Reading Time: 6 mins read
A A
Zbuloni detyrat që Perëndia i caktoi shenjave të horoskopit sipas astrologut karmik Schulman

Një ndër emrat më në zë të Astrologjisë Karmike Martin Schulman ka deklaruaar se ekziston një shkrim i cili zbulon origjinën e Zodiakut.  Sipas këtij shkrimi shenjat e zodiakut ishin 12 fëmijë dhe Perëndia i shpall atyre detyrat përkatëse.





Ja se çfarë shkruhej:

“… Dhe ishte mëngjes kur Perëndia u paraqit përpara dymbëdhjetë bijve të tij, dhe në secilin prej tyre mbolli farën e jetës njerëzore. Një nga një secili fëmijë bëri një hap përpara për të marrë dhuratën e tij të caktuar


Ty DASH do të të jap farën e parë dhe ke nderin për ta mbjellë atë. Për çdo farë që do mbjellësh, një milion më shumë do të rriten në dorën tënde. Nuk do të kesh kohë për të parë farën të rritet sepse çdo gjë që ti mbjell, krijon më shumë seç ti din. Ti do jesh i pari që do depërtojë në mendjet e njerëzve me idenë time. Por nuk është puna jote për ta ushqyer idenë, as për ta vënë në pikëpyetje. Jeta jote është aksion, dhe i vetmi veprim që të takon ty tëbësh është që t’i bësh njerëzit të vetëdijshëm mbi krijimin Tim. Për punën tënde të mirë unë të jap ty virtytin e VETË-RESPEKTIT.
…. në heshtje Dashi u kthye përsëri në vendin e tij.

Ty DEM të jap fuqinë për të ndërtuar. Puna jote kërkon më së shumti durim sepse ti duhet të përfundosh gjithçka që ka filluar, përndryshe fara do të tretet në erë. Nuk je i lejuar të vësh në pikëpyetje e as të ndryshosh mendjen tënde gjatë rrugës, as të varesh nga të tjerët për të bërë atë që unë kërkoj nga ti që të bëhet. Për këtë unë të jap dhuratën e FUQISË. Përdore me mençuri.
… dhe Demi u kthye në vendin e tij.

Ty BINJAK të jap pyetjet pa përgjigje, kështu që ti të mundesh të sjellësh për të gjithë njerzit, një kuptim të asaj që sheh se njerzit bëjnë me njëri-tjetrin. Ti kurrë nuk do e dish se pse njerëzit flasin dhe as pse dëgjojnë, por në përpjekjen tënde për të gjetur një përgjigje, do të gjesh dhuratën time të DIJES.
… dhe Binjaku u kthye në vendin e tij.

Për ty GAFORRE unë jap detyrën e mësimit të njerëzve mbi emocionet. Ideja ime është që ti t’i shkaktosh njerzve të qeshura dhe lot në mënyrë që të gjithë ata (njerzit) të shohin dhe të kuptojnë se përmbushja dhe bollëku zhvillohet nga brënda. Për këtë unë të jap dhuratën e FAMILJES dhe uroj që bollëku jot të shtohet.
… dhe Gaforrja u kthye në vendin e saj.

Për ty LUAN unë të jap shfaqjen e krijimit tim, me të gjithë madhështinë e tij, përpara botës. Por duhet të kesh kujdes prej krenarisë dhe mos harro asnjëherë se është krijimi im, jo i yti. Sepse nëse e harron këtë, njerëzit do t përbuzin. Ka shumë gëzim në punën që unë po të jap, nëse ti e bën mirë. Për këtë ti do të kesh dhuratën e NDERIT.
… dhe Luani u kthye në vendin e tij.

Nga ty VIRGJËRESHË unë kërkoj një shqyrtim të të gjitha gjërave që njerëzimi ka bërë me krijimin tim. Ti je për t’i shqyrtuar ata në mënyrë të ashpër dhe për t’i kujtuar gabimet e tyre në mënyrë që, përmes fjalëve të tua, Krijimi Im të jetë i përsosur. Për ta bërë këtë të jap dhuratën E PASTËRTISË SË MENDIMIT.
… dhe Virgjëresha u kthye në vendin e saj.

Për ty PESHORE jap misionin e shërbimit, që njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm për detyrat e tyre ndaj të tjerëve. Që ata të mund të mësojnë të bashkëpunojnë, si dhe aftësinë për të reflektuar nga një këndvështrim tjetër për veprimet e tyre dhe për veprimet e të tjerëve. Unë do të të vë kudo ku ka mosmarrëveshje dhe për përpjekjet e tua, Unë do të të jap DHURATËN E DASHURISË.
… dhe Peshorja u kthye në vendin e saj.

Për ty AKREP unë jap një detyrë shumë të vështirë. Ti do të kesh mundësinë të kuptosh mendjet e njerëzve të tjerë, por Unë nuk do të lejoj që të flasësh mbi atë që ke mësuar. Shumë herë do të mërzitesh me atë që do shohësh dhe në dhimbjen tënde, do largohesh nga unë dhe të harrosh se, ajo që sheh nuk jam unë por shtrembërim i idesë sime që po të shkakton dhimbje. Do të kuptosh kaq shumë nga njerzimi saqë do arrish t’i shikosh ata si kafshë dhe do të luftosh shumë gjithashtu me instinktet e kafshëve në veten tënde, aq shumë sa do të humbasësh rrugën tënde; por kur ti më në fund, të kthehesh tek unë AKREP, Kam për ty dhuratën supreme të QËLLIMIT.
… dhe Akrepi u kthye në vendin e tij.

Nga ty SHIGJETAR kërkoj që t’i bësh njerzit për të qeshur sepse shpesh keqkuptimi i idesë Sime i bën të hidhur. E qeshura jep shpresë dhe me shpresë njerzit do i kthejnë sytë nga Unë. Do prekësh shumë jetë gjatë jetës dhe do e ndjesh intensitetin e cdo jeteje që prek. Për ty SHIGJETAR unë jap dhuratën e BOLLËKUT TË PAFUND që ta ndash kudo me të tjerët dhe të ndriçosh çdo errësirë me dritën tënde.
… dhe Shigjetari u kthye në vendin e tij.

Nga ty BRICJAP unë kërkoj mundin e ballit tënd, që ti të mësosh njerëzit të punojnë. Detyra jote nuk është e lehtë, sepse do të ndjesh të gjitha mundimet e njerëzimit mbi shpatullat e tua; por Zgjodha të të jap dhuratën e PËRGJEGJËSISË për vëllezërit dhe motrat e tua, në duart e tua.
… dhe Bricjapi u kthye në vendin e tij.

Për ty UJOR unë jap konceptin e së ardhmes që njerëzit të mund të shohin mundësitë e ardhshme. Ti do të kesh dhimbjen e vetmisë, sepse unë nuk të lej ty të personalizosh dashurinë Time. Por sepse ti i kthen njerëzve sytë nga mundësitë e reja, të jap dhuratën e madhe të LIRISË që në lirinë tuaj ti të mund t’i shërbesh njerëzimit kurdo ku ata kanë nevojë për ty.
… dhe Ujori u kthye në vendin e tij.

Për ty PESHQIT jap detyrën më të vështirë nga të gjithë. Unë kërkoj nga ti të mbledhësh të gjitha hidhërimet e kësaj bote dhe t’i kthesh tek unë. Lotët e tu do jenë në fund të fundit lotët e Mi. Trishtimi që ti do thithësh është efekti i keqkuptimit të njerëzve për idenë time, por duhet t’i japësh atyre dhembshuri që ta provojnë sërisht. Për këtë detyrë vështirë, Unë të jap dhuratën më të madhe nga të gjtiha. Ti do jesh i vetmi nga dymbëdhjetë fëmijët e mi që do më kuptojë. Kjo dhuratë e MIRËKUPTIMIT është për ty, Peshqit, për kur ti të përpiqesh të përhapësh atë që njerëzimi nuk do të dëgjojë.
… dhe Peshqit u kthye në vendin e tij.

Dhe fëmijët u larguan, secili i vendosur për të realizuar qëllimin e tij edhe pse nuk e kishin të qartë as qëllimin e as dhuratën dhe kur u rikthyen të konfuzuar, Zoti i tha: “Secilit prej jush i duket se dhurata e tjetrit është më e mirë se e juaja. Për këtë arsye do ju lejoj që të shkëmbeheni.” Në këtë moment të gjithë fëmijët qeshën por Zoti vazhdoi “Do riktheheni tek unë shumë herë për të më kërkuar që të çliroheni prej misionit tuaj dhe gjithmonë do ua plotësoj dëshirën. Do kaloni në rimishërime të panumërta derisa të realizoni misionin tuaj origjinal, misionin e parë që kam përshkruar për ju. Do ju jap shumë mundësi për ta realizuar, por vetëm kur secili ta realizojë do qëndrojë pranë Meje.”

 

Tags: horoskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
RRËFIMI I SUPERMODELES/ Ika nga “Victoria’s secret”, ja çfarë më kërkonin të bëja

RRËFIMI I SUPERMODELES/ Ika nga “Victoria’s secret”, ja çfarë më kërkonin të bëja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera