Gjysmë ora që nuk duhet humbur është nga ora 06:30 deri në 07:00, kur mashkulli shfaq edhe nivelin më të lartë të testosteronit, ndërsa tek femra dallohet kulmi i aftësisë riprodhuese, ndikuar nga hormon i LH. “Ky është momenti më i lartë i ndjeshmërisë dhe i aftësive prodhuese si tek femra edhe tek mashkulli”, shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio, “gjendja e eksitimit seksual që u intereson të dy partnerëve pasi mes tyre krijohet një gjendje tej kufijve të eksitimit”, shton ai. Edhe biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 08:00 deri në 09:00 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në është orën 07:00 të mëngjesit momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi, nga ana tjetër hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim. “Nuk e di se kush mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani tek të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon De Gregorio. Momenti më i mirë i ditës për të bërë dashuri dhe për t’i dhuruar njëri-tjetrit kënaqësi është nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit, pasi në këto 3 orë eksitimi hormonal është në pikën e tij më maksimale. Konfirmimet vijnë edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Në një revistë franceze ku është zhvilluar një sondazh për zakonet seksuale të çifteve, rreth 21% e femrave franceze preferojnë mëngjesin, 16% pasditen, ndërsa 33 % e meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment. Pjesa më e madhe e çifteve konfirmon shenjtërinë e seksit të hatashëm 30-minutësh, 20 % preferojnë më shumë se 30 minuta, ndërsa 10% preferojnë më pak se 20 minuta. Ora 06:00-07:30, piku i seksit, i cili vazhdon pozitivisht deri në 08:30 duke u pakësuar deri në 10:00. Nga ora 12:30 deri në pasditen e vonë të orës 18:00 paraqiten vlera shumë të ulëta për të pësuar edhe më shumë rënie në orët e mbrëmjes, deri në mesnatë.