Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai… 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Zbuloni si të largoni gripin duke ndjekur këto hapa të thjeshta

09/01/2019
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Zbuloni si të largoni gripin duke ndjekur këto hapa të thjeshta

Të gjithë jemi familjarë me simptomat e gripit. Dhimbjet e grykëve që në mëngjes, më pas kolla apo temperatura tregojnë që tashme jeni sëmurë dhe fatkeqësisht nuk ka një zgjidhje të shpejtë për këtë. Nëse tregoheni të zgjuar dhe ndiqni këto hapa që kemi listuar për ju, ndoshta do ta kaloni më lehtë gripin këtë dimër.





Merreni me sportivitet
Kur jeni sëmurë trupi juaj ka nevojë për më shumë energji se zakonisht që të luftojë bakteret, kështu që gjëja e duhur që duhet të bëni është të merrni disa ditë pushim dhe të qetësoheni.

Qëndroni në shtrat
Të qëndroni në shtrat sigurisht ndihmon, por të qëndroni zgjuar deri në orë të vona jo. Mungesa e gjumit e bën sistemin tuaj imunitar të dobët dhe rekuperimi është më i vështirë. Nëse simptomat e gripit ju mbajnë zgjuar, provoni të flini me 2 jastikë pasi kjo ju ndihmon të merrni frymë më lehtësisht.


Përdorni sa më shumë lëngje
Lëngjet ju ndihmojnë me forcimin e muskujve, ndalojnë dhimbjen e kokës si dhe ju hidratojnë. Mbani gjithmonë një gotë në dorën tuaj jo vetëm me lëngje por dhe me ujë. Mundohuni të mbani larg kafeinën, alkoolin, apo sodat pasi dehidratojnë organizmin tuaj.

Pini gjëra të nxehta
Çajrat janë gjithmonë një zgjedhje e mirë kur vjen puna për të mundur simptomat e gripit. Provoni të pini çajra herbalë, ujë të ngrohtë ose ujë të ngrohtë me limon.

Përdoni një lugë mjaltë
Mjalti do ju ndihmojë shumë me dhimbjet e fytit dhe me heqjen e kollës. Studimet kanë treguar se fëmijët që hëngrën një lugë mjaltë para kohës së gjumit, bënë një gjumë më të rehatshëm dhe pa kollitje, ndryshe nga ato që përdorën ilaçe. Por kini kujdes, mos e përdorni këtë me fëmijët nën moshën 1 vjeçare.

Bëni një dush të nxehtë
Frymëmarrja në avull bën që të keni një frymëmarrje më të lirshme. Edhe pse nuk jemi shumë të sigurtë nëse kjo metodë funksionon ose jo, nuk humbni asgjë nëse e provoni. Nxehtësia gjithashtu ju ndihmon në relaksimin e çdo muskuli të dobët.

Përdorni ilaçe
Nëse metodat e mësipërme ju duken të çuditshme dhe nuk keni shumë besim që funksionojnë, sigurisht mund t’i ktheheni ilaçeve. Ndoshta mund të gjeni një lehtësi nëpërmjet medikamenteve, por gjithmonë mbani në mendje diçka, mos merrni asnjë ilaç pa rekomandimin e mjekut, pa parë etiketat dhe pa kontrolluar përbërjen. Gjithashtu ilaçet tuaja mbajini larg fëmijëve.

Hani supë pule
Këtë herë duhet ta dëgjoni mamin. Studimet tregojnë se supa e pulës ndihmon në qetësimin e inflamacionit në trupin tuaj. Përveç se lufton simptomat e gripit, supa ka kaloritë dhe energjinë e nevojshme për mundjen e gripit./revistawho.com

Tags: Keshillamenyra efikaseSi te mbani larg gripin
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Jennifer Lopez është marrëzisht e dashuruar, por ende nuk e ka ndarë mendjen për fejesë

Jennifer Lopez është marrëzisht e dashuruar, por ende nuk e ka ndarë mendjen për fejesë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera