Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Zendaya merr vendimin të “zhduket” nga Hollywood-i për të gjetur balancën me veten! 31/03/2026
Mes aleancës dhe përplasjes, Miri analizon prapaskenat pse Selin duhet të “afrohet” me të! 31/03/2026
Në luftë me sëmundjen e rrallë, Celine Dion njofton rikthimin në muzikë! 31/03/2026
“Kam nevojë për to”, Miri hap zemrën pa filtra dhe ka një mesazh për gruan dhe vajzën! 30/03/2026
Dasmë madhështore, ish-fituesi i Big Brother i jep fund beqarisë! 30/03/2026
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking News

Zendaya merr vendimin të “zhduket” nga Hollywood-i për të gjetur balancën me veten!

31/03/2026
në Breaking News
Kohë leximi: 1 min
A A
Zendaya merr vendimin të “zhduket” nga Hollywood-i për të gjetur balancën me veten!

Në një moment kur industria e Hollywood-it e ka vendosur në kulmin e saj, Zendaya zgjedh të bëjë diçka të rrallë, të tërhiqet. Pas një serie projektesh të mëdha dhe një kalendari intensiv, aktorja duket se po vendos kufijtë e saj, duke sinjalizuar një pauzë që nuk vjen nga mungesa e suksesit, por nga nevoja për balancë.





 

“Pas gjithë kësaj, do të zhdukem për një periudhë. Kam nevojë të qëndroj pak larg”, është shprehur ajo në një intervistë, duke e kthyer këtë vendim në një deklaratë të qartë për mënyrën se si e percepton ritmin e famës dhe presionin e vazhdueshëm të industrisë. Një zgjedhje që, më shumë se një tërheqje, lexohet si një rikthim tek vetja.


 

Ndërkohë, zhurma mediatike rreth jetës së saj personale vijon paralelisht. Spekulimet për një lidhje më të formalizuar me partnerin Tom Holland janë shtuar, të nxitura nga imazhe të shpërndara në rrjet dhe elemente që kanë krijuar konfuzion, përfshirë edhe përmbajtje të manipuluara. Megjithatë, vetë Zendaya i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke sqaruar se bëhet fjalë për keqinformim.

 

Në këtë fazë, ajo që mbetet është një figurë që kontrollon narrativën e saj, një artiste që di kur të shfaqet dhe kur të tërhiqet. Sepse në një botë që kërkon gjithmonë më shumë, ndonjëherë lëvizja më e fortë është të ndalosh.

NGA KATEGORITE E TJERA

Ka një moment që Selin do të fshinte nga loja e saj në Big Brother VIP dhe po, është ai që po mendoni!
Breaking News

Mes aleancës dhe përplasjes, Miri analizon prapaskenat pse Selin duhet të “afrohet” me të!

31/03/2026
Vuan nga çrregullimi i rrallë neurologjik, Celine Dion anulon shfaqjet për 2 vjet!
Breaking News

Në luftë me sëmundjen e rrallë, Celine Dion njofton rikthimin në muzikë!

31/03/2026
“Kam nevojë për to”, Miri  hap zemrën pa filtra dhe ka një mesazh për gruan dhe vajzën!
Breaking News

“Kam nevojë për to”, Miri hap zemrën pa filtra dhe ka një mesazh për gruan dhe vajzën!

30/03/2026
Dasmë madhështore, ish-fituesi i Big Brother i jep fund beqarisë!
Breaking News

Dasmë madhështore, ish-fituesi i Big Brother i jep fund beqarisë!

30/03/2026
Dashuria në distancë e Stenaldos, rrëfimi që na la pa fjalë: ishte gocë shumë e bukur, zgjati 7-8 muaj…
Breaking News

Dashuria në distancë e Stenaldos, rrëfimi që na la pa fjalë: ishte gocë shumë e bukur, zgjati 7-8 muaj…

30/03/2026
Ka një moment që Selin do të fshinte nga loja e saj në Big Brother VIP dhe po, është ai që po mendoni!
Breaking News

Ka një moment që Selin do të fshinte nga loja e saj në Big Brother VIP dhe po, është ai që po mendoni!

30/03/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera