Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani pas përfundimit të Big Brother VIP nuk u panë më bashkë dhe menjëherë u përfol për një zënkë mes vajzave. Megjithatë Beni dhe Enxhi janë tashmë sërish shoqe dhe së fundmi mësuam dhe arsyen e zënkës mes tyre.
Në një intervistë për “Prive”, Einxhel ka zbuluar se pati një hatërmbetje me Beniadën për shkak të disa komenteve. Ajo tregoi se është tip që e ka të vështirë të rikthehet tek njerëzit kur mërzitet dhe ruan distancën (tipik Shigjetar) ndërsa Beniada nga ana tjetër ka insistuar disa herë (tipik Binjak) për të rregulluar marrëdhënien.
“Hapin e para e hodhi Beniada. Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”. Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.








