Aktorja Hande Erçel vitin e kaluar përjetoi dhimbjen më të madhe në jetë, kur nëna e saj Aylin Erçel u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me kancerin. Ndarja nga jeta e nënës së saj, shkaktoi një pikëllim të madh te aktorja e cila kishte një marrëdhënie tepër të ngushtë me të. Në datë 25 tetor, Aylin do të festonte ditëlindjen e në këtë ditë, Hande postoi një foto të vjetër të së ëmës, nga koha kur ditëlindjet i festonin bashkë. Aktorja shkroi një dedikim mjaft emocionues krah fotos që na përloti. “Zëri jot i bukur nuk më largohet nga veshi për asnjë moment, ti je këtu. Ti ende ma puth qafën çdo mëngjes. Ditëlindja jote sot është bërë e përjetshme. E di që ti çdo ditë noton në një det më të bukur nga çfarë ne mund ta imagjinojmë. Më mungon shumë nënë”-shkroi aktorja./revistawho.com