Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Qyteti më i jetueshëm për vitin 2025 është… 17/06/2025
“Jam dashuru prej asaj nate”/A është kjo vajza që i ka marrë zemrën G Banit?  17/06/2025
Djalë apo vajzë? Eliona Pitarka është CEO e… 17/06/2025
Stresi s’është paguar ende nga BBVK? Reagon babai i reperit 17/06/2025
Finalja është gati! Ja 5 emrat që do të luftojnë për çmimin e madh në “Ferma VIP 2” 17/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Zgjoheni të dembelosur çdo mëngjes? Ndiqni këto hapa për energji maksimale!

11/10/2024
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Zgjoheni të dembelosur çdo mëngjes? Ndiqni këto hapa për energji maksimale!

Ju ndodh shpesh të ndjeheni më të lodhur nga zgjimi se sa kur shkuat për të fjetur? Nuk jeni vetëm. Shumë njerëz e kanë të vështirë të fillojnë ditën me energji, dhe shpesh fajtori kryesor janë hapat që ata ndjekin para gjumit.





Fatmirësisht, ekziston një zgjidhje. Le t’i hedhim një sy:

1) Shikimi i serialeve deri vonë


E pranojmë, të gjithë kemi qenë në atë situatë. Rehatoheni në shtrat, me telekomandë në dorë, të gatshëm për të parë një episod të preferuar. Një episod kthehet në dy, dy bëhen tre, dhe papritmas ora është 2 e mëngjesit. Edhe pse duket një mënyrë e pafajshme për t’u relaksuar para gjumit, në fakt ky zakon mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë keq në gjumin tuaj.  Drita blu e emetuar nga ekranet ndikon në uljen e hormonit të gjumit, melatoninës, duke e bërë më të vështirë të flini. Herën tjetër kur Netflix ju pyet “A doni vazhdoni të shikoni?”, ndoshta është koha të thoni “Jo” dhe të shkoni për të fjetur.

2) Snack i orëve të vona




Kush nuk e pëlqen një snack të vogël natën vonë? Por, ushqimi  vonshëm mund të ndërhyjë në tretje dhe të pengojë gjumin. Prandaj, një vendim i mirë është të shmangni ushqimin e rëndë disa orë para gjumit.

3) Pijet e fundit të natës

Një gotë verë ose një shot uiski para gjumit – duket si një mënyrë e mirë për të relaksuar, apo jo? Jo tamam… Ndryshe nga çfarë mendohet, edhe pse alkooli mund t’ju bëjë të flini më shpejt, ai në të vërtetë pengon cilësinë e gjumit tuaj. Mund t’ju zgjojë në mes të natës, të rrisë etjen dhe t’ju bëjë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të trullosur. Herën tjetër, mendoni të zëvendësoni atë gotë verë me një çaj bimor ose qumësht të ngrohtë.

4) Kontrolli i telefonit

Të gjithë jemi të vetëdijshëm, ditët e sotme telefonat tanë duket sikur janë të ngjitur e nuk shkulen dot nga duart tona. Qoftë ky një email i fundit, një scroll i shpejtë në rrjete sociale, apo dhe një lojë para gjumit, të gjithë kemi qenë fajtorë i humbjes së orëve të tëra para telefonit.Ajo që nuk kuptojmë është se ky zakon mund të jetë pikërisht ajo që po na ndalon të kemi një gjumë i mirë. Drita blu që vjen nga telefonat tanë mund të mashtrojë trurin tonë duke menduar se është ende ditë. Mbase është koha të heqim dorë nga telefoni dhe të marrim një libër — kjo mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për një gjumë më të mirë.

5) Stresi për të nesërmen

Të gjithë e kemi përjetuar. Shtrirë në shtrat, me mendjen që rrotullohet rreth detyrave të së nesërmes, afateve të prapambetura, ose punëve të papërfunduara. Është normale të shqetësohemi për të ardhmen. Por kur këto shqetësime fillojnë të ndikojnë në gjumin tuaj, është koha për të bërë një hap prapa. Diçka që ndihmon është të marrim pak kohë para gjumit për të qetësuar mendjen dhe për të praktikuar qetësinë shpirtërore, dhe kjo bën një ndryshim të madh.

6) Neglizhimi i një rutine para gjumit

Për një kohë të gjatë, kur jemi të rinj, mund të biem për të fjetur sapo na zë lodhja. Asnjë plan, asnjë rutinë – asgjë. Mendojmë se gjumi është thjesht mbyllje sysh dhe zgjim në mëngjes Ama me moshën kuptojmë se mëngjeset nisin të bëhen më të vështira. Zgjohemi të lodhur, të përgjumur dhe aspak të rifreskuar. Atëherë ka ardhur koha për një rutinë. Një ritual i mundshëm para gjumit mund të përfshijë leximin e një libri, disa shtriqje të lehta madje edhe disa ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Kjo i sinjalizon trupit se është koha për t’u qetësuar dhe për t’u përgatitur për gjumë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

5 sinjale që dikush të pëlqen, edhe nëse nuk e pranon! 
Këshilla

5 sinjale që dikush të pëlqen, edhe nëse nuk e pranon! 

16/06/2025
5 sekrete që skenat e filmave nuk t’i mësojnë për seksin në jetë reale!
Këshilla

5 sekrete që skenat e filmave nuk t’i mësojnë për seksin në jetë reale!

15/06/2025
10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik!
Këshilla

10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik!

14/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!
Jetë

Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!

13/06/2025
4 tipare që të bëjnë tërheqëse pa thënë asnjë fjalë!
Këshilla

4 tipare që të bëjnë tërheqëse pa thënë asnjë fjalë!

13/06/2025
Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!
Jetë

Cirku Marina Orfei ka mbërritur në Tiranë – Një aventurë magjike për të gjithë familjen!

13/06/2025
Next Post
Mbani shënime, Armina na i tha të gjitha trendet e fundit të modës!

Mbani shënime, Armina na i tha të gjitha trendet e fundit të modës!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera