Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën 26/01/2026
“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos  26/01/2026
Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani! 26/01/2026
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zhdukja e mistershme e 16 vjeçares, nëna rrëfen ngjarjen

29/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Zhdukja e mistershme e 16 vjeçares, nëna rrëfen ngjarjen

Një minorene 16-vjeçare nga Sukthi është zhdukur në mesnatë nga banesa e saj pa lënë gjurmë, tashmë prej 12 ditësh.





Policia raporton për një humbje, por dëshmitë e familjarëve flasim për një rrëmbim të mundshëm të vajzës së tyre Gazie Kazia përmes mashtrimit nga persona ende të paidentifikuar.

Vajza është zhdukur mesnatën e 17 majit duke lënë kompjuterin ndezur. Kjo është gjithçka ka kuptuar familja që si zakonisht ulet të hajë darkë rreth orës 20.30. Rreth orës 22.00 bien në gjumë dhe dritat fiken në shtëpi.


Nëna me tre fëmijët bien në gjumë, në një kohë që babai i tyre prej disa muajsh ndodhet në Greqi, për t`i siguruar më shumë të ardhura familjes së tyre.

Rreth orës 23.30, nëna çohet për të parë foshnjën e vogël dhe hap derën e dhomës së vajzës ku sheh se ajo qëndronte ende në kompjuter duke shkruar, pasi më herët i kishte thënë se kishte punë. Nëna i thotë të flejë dhe shtrihet përsëri.

Instikti i nënës bën që ajo të çohet përsëri rreth orës 24.00 për të parë nëse vajza e saj ka rënë në gjumë apo jo. Çuditërisht ajo nuk është. Ajo gjeti në tavolinën e kompjuterit 2 numra të regjistruar, të cilët i telefonon, por përgjigja që mori ishte: po na shqetëson në këtë orë të vonë të natës, raporton Shekulli.

Në orën 10.00 të ditës tjetër, nëna e vajzës denoncon në polici zhdukjen e minorenes. Policia e Durrësit i thotë se duhet të mbushen 24 orë që vajza të shpallet e zhdukur.

Në orën 24.00 të ditës tjetër vajza është zyrtarisht e humbur. Gruaja njofton burrin emigrant në Greqi, që niset urgjentisht drejt Shqipërisë.

Pas verifikimeve që bëri policia, rezultoi se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj. Sipas dëshmisë së gruas taksisti është një person i njohur pasi më parë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, pasi ka punuar dhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve.

Po sipas saj ai është një njeri që e njeh familjen. Sipas gruas taksisti ka deklaruar se e ka marrë vajzën natën së bashku me dikë që nuk e njeh dhe e ka dërguar te stacioni i plepave në plazh, ku dhe ka zbritur.

Gruaja shkon dhe më tej në dëshminë e saj duke deklaruar se nga fëmijët e shkollës ka mësuar se personi tjetër që ka shoqëruar vajzën te stacioni i Plepave në plazh, ka qenë një i afërm i taksistit. Në prokurori tregon nëna e Gazies kam dorëzuar dhe numrin e celularit të vajzës, kutinë e telefonit, numrat e telefonit te blloku i shënimit të vajzës, fotografitë, foto në kompjuter të një djali që dyshohet!

“Ne, tregon ajo, i kërkuam Prokurorisë që të merrte dhe kompjuterin e vajzës që të gjente të dhëna të tjera që mund të çonin në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të dyshuar, por prokurori thotë ajo na tha se në Shqipëri nuk ka ekspertë për të eksploruar në kompjutera. Pritëm nga policia dhe prokuroria të bënte diçka vijon më tej nëna e Gazijes, por kur pamë se nuk po bëhej gjë.

Burri i tensionuar shkoi t`i kërkonte sqarime taksistit. Në gjaknxehtësi e sipër u bë sherr. Imagjinoni një baba që i është zhdukur vajza dhe kur nuk ka një sqarim nga shteti se ç`mund të bëjë. Pas sherrit, policia ka kërkuar të arrestojë burrin tim. Mirë që më humbi vajza, por tashmë nuk kam as burrin. Po më shkatërrohet familja”.

Cila është 16-vjeçarja Gazije Kazija

Duke folur për vajzën e saj, nëna tregon se Gazie është një vajzë e rregullt. Ajo nuk ka munguar kurrë në shkollë, ka nota të mira dhe shoqëri të mirë. Ajo ja njeh shoqet dhe të thotë se të gjitha janë vajza të mira.

Gruaja konfirmon se vajza nuk ka pasur ndonjë djalë me të cilin shoqërohej, por kohët e fundit përdorte shumë celularin. Në shkollë shkonte së bashku me vëllanë dhe motrën. Nëse këto që them unë nuk do t`i besoni, shkoni në shkollën e saj dhe pyesni, tregon ajo. Tashmë ajo ka frikë edhe për fëmijët e tjerë.

Gruaja që ka mbështetje vetëm kunatin e saj, tregon se ajo që është më e trishtueshme në këtë histori, është fakti se familja Kaziaj ndjehet e kërcënuar edhe për fëmijët e tjerë. Nëna thotë se pas sherrit të burrit ka pasur kërcënime dhe se tashmë ajo nuk di se ç`të bëjë më dhe as ku të mbështetet, ndonëse bën me dije se kërkon ndihmën e shtetit për të hedhur dritë mbi ngjarjen./opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 
Breaking News

“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 

26/01/2026
Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani!
Breaking News

Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani!

26/01/2026
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
Next Post
Shtëpia e re e Jennifer Lopez-it do t’ju lërë pa fjalë (FOTO)

Shtëpia e re e Jennifer Lopez-it do t'ju lërë pa fjalë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera