Një diskutim i zakonshëm në studion e Fan Club u kthye në një moment të tensionuar, kur opinionisti Arjan Konomi u përball drejtpërdrejt me Krusitën për qëndrimin e saj në Big Brother VIP Albania 5. Me tone të drejtpërdrejta, Konomi nuk i kurseu fjalët:
“Më pëlqeu shumë kënga. Tani e kuptova që ke qenë në Big Brother, sepse nuk më rezulton se je luajtur në Big Brother… Nuk të kam parë aktive. Ke vajtur për të marrë frymë, asnjë lloj ekzistence, thjesht u përzive me Kristin… Ishte një zhgënjim total.”
Deklarata e tij erdhi si një verdikt publik mbi eksperiencën e saj në shtëpi, duke e cilësuar mungesën e protagonizmit si mungesë përpjekjeje. Por Krusita reagoi menjëherë, duke kundërshtuar narrativën e pasivitetit:
“Pra ti mendon se kush nuk lë nam, është zhgënjim? Nuk mund ta thuash… Unë u mundova të bëhesha pjesë e shtëpisë. Pas një muaji ishte e vështirë të përshtatesha,” u shpreh ajo, duke theksuar se përjetimi i saj ishte më shumë emocional sesa strategjik.
Debati mori një dimension më personal kur ajo shtoi disa fjalë për Kristin:
“Nuk e di çfarë ndjen në të vërtetë ai djalë për mua. Për Kristin kam një ndjesi shpirtërore, nuk kam pasur asnjëherë tërheqje fizike, por e vlerësoj shumë si njeri.”

Rrëfimi i saj e zhvendosi fokusin nga loja tek ndjeshmëria njerëzore, por që nuk e zbuti kritikën e Konomit, që Krusita, (ashtu si edhe Baby G), “nuk ishte aktive”, duke e përkufizuar qëndrimin e saj si të papërmbushur.








