Teksa Seher vazhdon të kujdeset për Jamanin, Xhanan nga ana tjetër vazhdon të lëndojë djemtë e saj. Ajo shtiret sikur po flet në telefon që Zija të dëgjojë dhe thotë se Jaman është i sëmurë si babai i tyre. Zija kalon krizë nervore dhe ka frikë se Jaman do vdesë si babai i tyre. Jaman edhe pse i sëmurë çohet nga shtrati dhe qetëson Zijanë. Ai i premton se nuk do të vdesë dhe do të qëndrojë i fortë për të dhe familjen.