Një zjarr që mund të përkthehet në një tragjedi të vërtetë është duke u shpërhapur në një lagje të Yzberishtit në Tiranë.
Flakët kanë një orë që djegin shkurret dhe plehrat vërdallë, por fatkeqësisht, një stacion karburanti që ndodhet aty pranë mund ta kthejë të gjithë ngjarjen në një tragjedi.
Zjarri është vënë qëllimisht për të djegur disa plehra, por kjo pakujdesi mund t’i kushtojë rëndë të gjithë banorëve përreth.
Zjarrëfikësja ka ardhur më vonesë dhe ka nisur të shuajë flakët./Gazeta Express