Zjarret e rëna një ditë më parë kanë detyruar qindra persona të largohen nga shtëpitë e tyre në malet në veri të Los Angeles, Kaliforni, teksa situata duket apokaliptike. Flakët e zjarrit mbuluan një sipërfaqe prej 20.000 hektarësh të shtunën në mbrëmje, dhe tymi ka mbuluar edhe një pjesë të mirë të qytetit të Los Angeles, ku qielli ka marrë një pamje të pazakontë.