Më 1 shtator Arbana Osmani solli në jetë fëmijën e saj të tretë, Zoin. Vogëlushja, motra e vogël e Jonit dhe Diellit ka bërë sot udhëtimin e saj të parë.
“Përsëri në Itali me Zoin”, ka shkruar Arbana krahas fotos me Zoin.
“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruarr”, shkruante Arbana në ditën e lindjes së Zoit.








