Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zonja e Bashkisë që celebron VIP-at: Ju tregoj kur u martua Fatos Nano me Xhoanën dhe Luli me Aurelën

05/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zonja e Bashkisë që celebron VIP-at: Ju tregoj kur u martua Fatos Nano me Xhoanën dhe Luli me Aurelën

Pranë Bashkisë së Tiranës që nga viti 2001, Eda Turku njihet nga të gjithë si zonja që celebron ҫiftet para altarit. Është një punë e bukur që ajo e bën me shumë dashuri që nga fillimet e saj, por më e bukur bëhet kur para altarit ka edhe personazhe të njohur, politikanë e artistë, të cilët nuk e fshehin dot emocionin e këtij momenti të veҫantë në jetën e tyre.





E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Eda ka rrëfyer për punën e saj dhe për marrëdhëniet që ka krijuar me ҫiftet që marton. Po ashtu, ajo ka zbuluar edhe disa prej momenteve më të veҫanta kur ka martuar një pjesë të politikavëne.

Cilat ishin celebrimet më të veҫanta?


Fatos dhe Xhoana Nano

Martesa e z.Nano u zhvillua në rezidencën e tij, në atë kohë ishte Kryeministër, kanë kaluar shumë vite që atëherë. në atë kohë, isha pak më elegante. Sapo hyri zoti Nano, më pa dhe më tha: “Uaaa, sa e gjatë. Me sa duket, ka kritere bashkia e Tiranës për të të marrë në punë. Zoti Nano e mori me shumë seriozitet, edhe Xhoi. Më bëri përshtypje se ishte shumë i dashur, si ai, ashtu edhe Xhoi. Mendova se procedura e celebrimit do të mbaronte shpejt e shpejt, thashë për 10 minuta, por zoti Nano krijoi një ambient shuëm të mirë, filloi të më pyeste për punën, madje edhe për jetën time private. E kishte nga emocioni, besoj. Shumë të kujdesshëm dhe të dy të vëmendshëm ndaj ҫdo detaji.

Luzim dhe Aurela Basha

E mbaj mend edhe dasmën e z. Lulzim Basha, është celebruar në 8 maj 2004, sepse të nesërmen unë kam pasur ditëlindjen. Më ka bërë përshtypje komunikimi dhe impenjimi i vazhdueshëm, të kujdesshëm ndaj ҫdo detaji. Aurela erdhi me fustan të bardhë dhe ajo ҫka është më interesantja tek ata ishte që puthja e tyre zgjati shumë…. me sekonda, por zgjati.

Eduart Shalsi

Edhe bashkëshortja e Shalsit ishte shumë e dashur. SI të gjitha nuset, edhe ajo u kushtonte rëndësi detajeve, i kërkonte, ndërsa Shalsi kishte shumë emocione….

Jorida Tabaku

Në kohën kur është martuar ka qenë nënkryetare e bashkisë.  Edhe ata të dy shumë të kujdesshëm, Jorida shumë e bukur. Bashkëshorti i saj ishte edhe pedagog dhe në ceremoni kishte edhe disa student, prania e të cilëve e emociononte. Por kanë qenë ҫifti me shumë dashuri në sytë e tyre. /Class

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
Next Post
Provuan të kenë një fëmijë për 17 vjet, Zoti i dha papritur 6

Provuan të kenë një fëmijë për 17 vjet, Zoti i dha papritur 6








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera