Erisa Xhixho, zv.ministrja e Integrimit, pritet që së shpejti të bëhet nënë. Politikania e re, që numëron një sërë suksesesh në karrierë, pritet që së shpejti të gëzohet me suksesin më të madh në jetën e një femre, ardhjen në jetë të një fëmije. Në shtator të 2014-ës, Erisa i dha fund beqarisë dhe lidhi kurorë me Enea Nuredinin.