Është bërë e ditur zyrtarisht data e nisjes së spektaklit “Big Brother VIP Albania 2”. Faqja e Top Channel ka zbuluar se BBV2 do të rikthehet më 24 dhjetor. Spektakli do të jetë nën drejtimin e Arbana Osmanit. Banorët që do shohim këtë vit nuk janë zbuluar ende, edhe pse në rrjet janë përfolur disa emra të njohur.
Në videon e publikuar janë përmbledhur momente të banorëve të edicionit të parë dhe shkruhet: “Shtëpia më e famshme, spektakli më emocionues, karakteret më shpërthyes, personazhet më të dashur… Reality shoë më i ndjekur i të gjitha kohërave, eksperimenti social më i komentuar rikthehet si dhurata më e shumëpritur gjatë festave.”








