Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zyrtarisht në sezonin e festave, Juli ka një mesazh për të gjithë: Kemi shumë gjëra të bukura për të jetuar

06/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Zyrtarisht në sezonin e festave, Juli ka një mesazh për të gjithë: Kemi shumë gjëra të bukura për të jetuar

Ditën e sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e festave, pasi në mbarë botën ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes. Edhe në Shqipëri të gjitha familjet kanë nisur të zbukurojnë shtëpitë e tyre, edhe pse ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të gjithë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Julian Deda së bashku me familjen tij dhe përpos imazhit të bukur festiv, aktori i humorit ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë. Juli ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shihet pema e zbukuruar dhe përkrah saj portreti familjar, me fëmijët dhe bashkëshorten. Pavarësisht se të gjithë përjetuam një tragjedi të madhe, Juli shprehet se duhet të vazhdojmë të jetojmë e festojmë. “Nata kur pema është gati, shënon hyrjen zyrtare në zonën më festive të vitit. Kemi hyrë në muajin e festave, në muajin e fundit të këtij viti, që do ta mbajmë mend jo vetëm gjatë gjithë jetës sonë, por do kujtohet ndër breza. Fatkeqësisht bashkë me ne nuk do munden të festojnë ata që shkuan në botën tjetër pa pasur asnjë faj, ato familje që tërmeti i pabesë i veshi me të zeza. Më vjen keq, shumë keq. Ata në fakt janë engjëjt tanë atje lart, që ndoshta po na luten ‘festoni se jeta vazhdon’, por ne nuk i dëgjojmë. E vërtetë ata kanë të drejtë, jeta vazhdon. Kemi shumë gjëra të bukura për të jetuar dhe përjetuar. Ndoshta është e lehtë për t’u thënë dhe shumë e vështirë për ta zbatuar, por duhet të shohim dritën, të shohim përpara, të shohim njëri-tjetrin me sy dhe ashtu siç ishim të bashkuar në tragjedi, të jemi edhe në gëzime e festa. Të gjithë bashkë do ja dalim edhe të festojmë bukur. Zoti na i bekoftë familjet tona…”, ka shkruar Juli në postimin e tij. /revistawho.com






Tags: festajetajulian dedamesazhtragjedi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!
Breaking News

“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!

01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
Next Post
Pasi Justin i kërkoi falje publikisht, zbulohet çfarë ka vendosur Jessica për martesën e tyre

Pasi Justin i kërkoi falje publikisht, zbulohet çfarë ka vendosur Jessica për martesën e tyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera