Kemi parë rituale fetare, ku besimtarët përkulën në gjunjë për ta madhëruar krijuesin e tyre në shenjë respekti. E shumë njerëz përkulen edhe para mbretit për ta nderuar atë dhe familjen mbretërore, madje në luftë pala humbëse bie në gjunjë para ushtrisë që e fitoi betejën në shenjë dorezimi.
Por, tanimë është bërë traditë që burri të bie në gjunjë edhe kur dëshiron të martohet më dikë, mirëpo a e dini pse një burrë duhet të përkulet për të propozuar martesë?
Thuhet se secili bie në gjunjë për një arsye të vetme, por burri kur bie në gjunjë para një gruaje ai tregon respekt, nder dhe dorëzim ndaj saj. Si shenjë respekti, njeriu ul veten e tij përpara gruas, duke dëshiruar të kalojë pjesën tjetër të jetës me të.
Një arsye tjetër është, kur ai është në një gju është përballë me barkun e gruas, pra aty ku është krijuar jeta. Ai në këtë mënyrë e nderon trupin e saj. Përkulja në gju para gruas konsiderohet në përgjithësi edhe si shenjë dorëzimi, e cila ka kuptim njeriu i përkulur në një gju përpara gruas që ai dëshiron të martohet pranon se ai iu është dorezuar plotesisht.