Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rachel, ti je? Jennifer Aniston ndez nostalgjinë me flokët stil “Friends”! 10/02/2026
Kur muzika ndal lojën, Luizi përlotet për Shpat Kasapin! 10/02/2026
Kim Kardashian & Lewis Hamilton çifti më i ri i showbiz-it? 10/02/2026
Cardi B & Stefon Diggs janë bashkë? Edhe po, edhe jo! 10/02/2026
Luizi nuk e mbajti premtimin që i kërkoi Kiara! 10/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

1 Maji i punëtorëve dhe 1 Maji i nostalgjisë

01/05/2021
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
1 Maji i punëtorëve dhe 1 Maji i nostalgjisë

Sot data shënoj 1 Maj e kjo ditë njihet në të gjithë botën si dita e punëtorëve. Për ata që nuk e dinë, simbolika që ka kjo ditë lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj date të rëndësishme, që është përqafuar nga shumë vende dhe njerëz.





Gjatë udhëheqjes së Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, 1 maji ishte ditë feste.


Me mijëra qytetarë anembanë Shqipërisë mblidheshin në sheshet kryesore për të festuar. Edhe në vendin tonë, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, 1 Maji ose “Dita e klasës punëtore” konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Me rastin e saj organizoheshin aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin.


Nxënësit niseshin nga universiteti dhe parakalonin para tribunës ku rrinte udhëheqja, përballë zyrave të Komitetit Qëndror të Partisë.

Paradat që organizoheshin në formën e kuadrateve (kuadratet e nxënësve të shkollave, kuadratet e studentëve, kuadratet e klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme të vendit, kuadratet ushtarake), përshëndesnin udhëheqësit e lartë të Partisë.

Kjo festë shfrytëzohej për të treguar se Partia dhe udhëheqësi i saj ishin të pagabueshëm dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik.

Pasditja shoqërohej me aktivitete festive nëpër shkolla, në kooperativa apo në ndërmarrje të ndryshme ku shpalleshin edhe punonjësit e dalluar të vitit.

Asokohe ama kishte edhe një anë më njerëzore të ndarë mga politika. Të gjithë visheshin bukur e nuk mungonin festimet apo piknikët e familjeve me rastin e kësaj dite. Lule, gjelbërim, diell, çdo gjë që ndahej nga propaganda komuniste dhe kalonte në këndvështrimin familjar e shoqëror e bënte këtë ditë një festë të bukur.


Sot 1 maji, është thjesht një ditë pushimi, që as nuk festohet as nuk protestohet. Por vajzat vazhdojnë të vishen bukur e të kënaqen me kohën e bukur, mbase dhe me kohën e kaluar jashtë me shoqërinë apo familjen./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
O Xhemi do bësh 18 vjeç këtë vit?!

O Xhemi do bësh 18 vjeç këtë vit?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera