Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

1 vit “Toptani”, 3 ditë aktivitete dhe dhurata për të gjithë shqiptarët

28/02/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
1 vit “Toptani”, 3 ditë aktivitete dhe dhurata për të gjithë shqiptarët

Marsi i një viti më parë, përveç pranverës solli në qëndër të Tiranës, një prej investimeve më gjigande në vend dhe rajon… Një qëndër unike për nga arkitektura, hapësirat dhe mbi të gjitha fort e volitshme për këdo që do të blejë apo kalojë kohë të lirë, në zemër të qytetit, hapi dyert më 2 Mars 2017.





1-vjetori i “Toptani Shopping Center” është konceptuar si një festë e madhe për të gjithë shqiptarët, sepse për ta u ndërtua dhe me ta do të festohet… Festa do të zgjasë tre ditë dhe në këtë ditëlindje të parë, dhuratat do t’i marrin qytetarët, klientët e kësaj qëndre shumë të dashur dhe kaq konveniente për të gjithë. Në datat 2, 3 dhe 4 mars do të organizohen aktivitete të ndryshme për të kënaqur të mëdhenj e të vegjël, çdo vizitor të “Toptanit”. E gjithë festa përkthehet në një mundësi të shkëlqyer për të kaluar fundjavën pa patur nevojë të largohesh nga qyteti.

AKTIVITETET


Në datat 2, 3 dhe 4 Mars në orare të ndryshme do të shpërndahen disa çelësa, të cilët do të shërbejnë për të hapur shumë dryna. Drynat e hapur një nga një do të krijojnë një konstruksion shumë interesant ku do të shkruhet “1 vit Toptani” dhe mbi të gjitha, vizitorët që arrijnë të hapin një dryn do të fitojnë dhe një dhuratë.

Data 3 mars është menduar e gjitha si një ditë kushtuar totalisht argëtimit dhe kulturës. Gjatë paradites do të jenë të ftuar “Cirku i Tiranës” për të ofruar një shfaqje magjepsëse me disa nga numrat e tyre më interesantë. Pasditja do t’i kushtohet moshave më të rritura, sepse një grup violinistësh dhe kuarteti i harqeve do të ofrojnë muzikë të lehtë instrumentale për të gjithë të apasionuarit.

4 marsi është dita që shënon përvjetorin e parë të qendrës “Toptani” dhe kjo është menduar si dita e festës së madhe. Në qendër të “Toptani” do të varen disa ‘Pinata’ me numrin 1 që simbolizojnë përvjetorin dhe brenda tyre do të ketë dhurata. Disa vizitorë do të zgjidhen rastësisht, dhe do u duhet të godasin ‘Pinatat’ derisa të dalin dhuratat.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut, surprizat e tjera ju presin t’i zbuloni vetë në qendër. Merr familjen dhe miqte e bëj një xhiro në zemër të Tiranës, sepse do ia vlejë: në datëlindjen e parë, “Toptani” feston dhe dhuron! / revistawho.com

Tags: 1 vjetoridhurataQendra TregtareToptaniToptani Shopping Center
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Aktorja e njohur tregon dëshirën e saj të çmendur për të konsumuar insekte

Aktorja e njohur tregon dëshirën e saj të çmendur për të konsumuar insekte








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera