Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

10 arsye pse duhet të zgjidhni “New Generation”!

18/10/2018
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
10 arsye pse duhet të zgjidhni “New Generation”!

Mund t’ju jepnim shumë më shumë, sepse me vitet kjo shkollë ka ditur ta shkruajë historinë e saj të suksesit përmes shembujve realë nga çdo kënd i Shqipërisë dhe jo vetëm… Por sot po ju prezantojmë më 10 arsye që “revistawho.com” ka zgjedhur për t’ua sugjeruar kolegjin profesional “New Generation”, çdo të riu që dëshiron të ketë një profesion të sigurtë!





1. 9 vjet histori brilante suksesi

2009-2014 – Pas aplikimit në MAS, themelimi i Kolegjit u bë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009, ku u lejua të hapej programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri Estetiko – Kuruese. Me VKM nr 440, datë 09.06.2010 u bë hapja e dy programeve dy vjeçare: “Estetikë e Avancuar” dhe “Parukeri e Avancuar”. Me Urdhër Nr. 320, datë 13.08.2013, u akreditua Institucioni dhe të tre programet e studimit.


Në vitin 2014, në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, me statusin Qendër Multifunksionale, me një synim akoma më të lartë, atë të të qenurit sa më pranë tregut të punës. Nga viti i parë me qindra studentë janë aftësuar për tregun e punës falë kualifikimit në “New Generation”.

2. Programe ambicioze europiane dhe kualifikime profesionale

“New Generation” ofron si Arsim Profesional me programe studimi dy vjeçare ambicioze europiane gjithashtu Formim Profesional.

Programet e studimit në Qendrën Multifunksionale “New Generation”, janë hartuar për të realizuar një kombinim perfekt midis lëndëve të formimit bazë dhe atyre të formimit profesional, duke vënë theksin në formatin intelektual qe duhet të ketë profesionisti i ardhshëm.

3. Zgjedhje e gjerë dhe shumëllojshmëri programesh

Trajnime afatshkurtra dhe afatgjata, azhornim njohurish. “New Generation” ofron programe studimi në Parukeri të Avancuar, Estetikë të Avancuar, Masazheri Estetiko-Kuruese, Fizioterapi Estetike, Nail Artist, Make up, Tattoo, Berber, të aftë për të plotësuar nevojat e atyre që dëshirojnë të bëjnë realitet ëndrrën e tyre për të mësuar një profesion, por edhe për profesionistët që ndjejnë nevojën për të përsosur teknikat e tyre, gjithmonë në përputhje me tendencat e fundit në botën e bukurisë.

4. Stafi i kualifikuar

Në Qendrën Multifunksionale “New Generation”, lëndët e formimit bazë, zhvillohen nga pedagogë me tituj shkencorë dhe me eksperiencë shumë vjeçare duke e konsideruar këtë formim si shumë të rëndësishëm në aftësimin e tyre profesional.
Lëndët e formimit profesional, zhvillohen nga pedagogë të cilët kanë kryer studimet e tyre në Europë, duke u dhënë kështu studentëve, atë çka ata aspirojnë, formatin perëndimor.
Pedagogët e huaj në lendët e formimit profesional, kanë një frekuencë çdo disa muaj me mësimdhënie në formën e leksioneve dhe orëve praktike.

5. Punësim i sigurt

Një ndër pikat më të forta të “New Generation”, është punësimi i studentëve. Suksesi i sfidës së përbashkët, e institucionit por edhe e studentëve, vërteton më së miri se rruga e zgjedhur, ka qenë ajo e duhura.
Me një formim të plotë shkencor dhe profesional, me praktika të thelluara gjatë viteve akademike, studentët e “New Generation”, janë punësuar 100% në profesionet të cilat kanë qenë pasion dhe ëndërr e tyre, brenda dhe jashtë vendit.

Tashmë dhe me një zyrë për: informim/ punësim/ karrierë/ trajnim gjatë gjithë jetës!

6. Praktika në show televizivë, sfilata dhe jeta studentore

 Në bashkëpunim të vazhdueshëm me televizione, stilistë, fotografë dhe Institucione arti dhe mode. Këto bashkëpunime së pari bëjnë të mundur nxitjen e ambicies profesionale mes studentëve që të arrijnë në ato nivele për të qenë pjesë e backstage-ve të këtyre emisioneve. Së dyti, është një praktikë shumë e mirë për ta për të mësuar se cilat veçori duhet t’i ketë një profesionist i mirë; zgjeron horizontin e tyre; nxisin frymën e të punuarit në grup; japin adrenalinë në sajë të të punuarit shpejt dhe cilësisht ashtu si edhe kërkohet në spektaklet live.

7. Praktika në Sallonet & Spa më të mira në Tiranë dhe Shqipëri

“New Generation” ka bashkëpunim intensiv dhe të drejtpërdrejtë institucional me qendrat Wellnes, SPA dhe sallonet e bukurisë, për t’i krijuar mundësi praktikimi dhe punësimi studentëve gjatë, por dhe pas përfundimit të studimeve. Praktika luan një rol të rëndësishëm në periudhën e studimit, për të bërë studentin të vetëdijshëm dhe të gatshëm për t’u përfshirë profesionalisht në një industri gjithnjë në ndryshim, që ka nevojë për profesionistë të kualifikuar dhe kompetentë.

8. Konkurse dhe projekte për të stimuluar aftësitë e studentëve

“New Generation” organizon konkurse dhe projekte, për të stimuluar studentët të përballen me tregun e punës duke përdorur më së miri aftësitë dhe talentin e tyre për t’u përballur me çdo sfidë dhe ndryshim. Ata të cilët e realizojnë punën më mirë, bëhen pjesë të parët në bashkëpunimet me televizionet, fotografët, teatrot, etj.

9. Pagesat me këste sipas mundesive të studentëve

Ekzistojnë disa mundësi për pagesat e studimit, pasi “New Generation” përpiqet të ndihmojë dhe lehtësojë studentët në përmbushjen e ambicies së tyre profesionale.

10. Janë në qendrën e qytetit

Selia e Qendrës Multifunksionale “New Generation” është vetëm disa minuta më këmbë nga qendra e qytetit të Tiranës. / revistawho.com

 

 

Tags: 10 arsyeKolegji ProfesionalNew Generation
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Aurela Gaçe publikon videot e ditëlindjes, festimet e saj nuk duhen humbur

Aurela Gaçe publikon videot e ditëlindjes, festimet e saj nuk duhen humbur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera