Me shpresën se këtë verë do pushojmë të qetë pa Covid nëpër këmbë, kemi filluar edhe të kërkojmë për rrobat e plazhit. Me siguri shumë nga ju (që po na lexojnë tani), nuk janë edhe aq gati për plazh (me muskuj e më pak kile). Dhe ju kuptojmë kaq mirë. Pandemia e ka fajin, sigurisht, por ne ju gjetëm mënyra si të fshihni difektet e vogla që keni. Veshjet e plazhit me bel të lartë, janë perfekte për këtë punë. Pasi me anë të tyre mund të mbuloni pjesën e barkut që besdis më shumë se çdo gjë tjetër. E veç kësaj, këmbët do ju dalin në pah e do duken më të gjata.
Për një ide më të qartë, mund të shikoni fotot…/revistawho.com