Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 422 raste të reja me COVID-19, nga 1908 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.







