Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV 15/01/2026
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

11 futbollistët më të paguar në Shqipëri, ja shifrat

15/11/2015
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
11 futbollistët më të paguar në Shqipëri, ja shifrat

Për ata që mendojë se në Shqipëri futbollistët nuk marrin para, gabohen rëndë. Shqipëria dhe Kategoria Superiore është parajsa e rrogave në Ballkan, sidomos për lojtarët që janë në perëndim të karrierës. Nga 50 deri në 80 mijë euro në sezon marrin futbollistët e huaj dhe shqiptarë. Mjafton që të jenë cilësorë. Presidentët shqiptarë paguajnë pafund para për të marrë në ekip lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Emrat janë po ata. Futbollistët që kanë ardhur me shumë bujë në merkato nga të cilët priten “magji” në fushën e lojës.





Flamurtari-Tirana, aristokratët e Superiores 

Dy nga skuadrat që këtë sezon kanë paguar më shumë, por që nuk kanë marrë rezultatet e pritura nga pagesat janë në fund të renditjes. Tirana dhe Flamurtari janë kampionët e pagesave por që nuk justifikojnë harxhimet e presidentëve. Bakana, Buval, Popkaze e Nexhipi paguhen nga 80000 euro e Morina 57000 euro. Tek Tirana, Roland Gërxhaliu merr 65000-75000 euro në sezon. Elis Bakaj paguhet 10 milionë lekë, serbi Karan fiton 50000 euro, Erjon Vucaj i kap 6 milionë lekë dhe Gjergji Muzaka 50000 euro i fut në xhep. Rroga marramendëse që janë përtej 10 milionëshit të rinj dhe që gjithsesi nuk është se bëjnë diferencën në fushën e lojës.


Partizani e Skënderbeu të “vobektët” e xhepave 

Sukaj, Salihi, Shehi, Shkëmbi, Lilaj, e me radhë janë të parët në superiore. Mund të kenë humbur shumë pak pikë me ekipet e tyre, por që “paguhen” me rroga të vogla. Edhe pse kanë një kontratë tjetër me drejtuesit e ekipit, shumat në këto kontrata i kanë modeste. Nuk i kalojnë 1.5 milionë lekë të vjetër. Një kontratst i madh me ata që kanë luksin të shënojnë shifra marramendëse për të qenë në fushën e lojës me një ekip shqiptar. Hile nuk ka në këtë mes veç faktit që mes presidentit dhe lojtarëve ka marrëveshje xhentëlmenësh për pagesat e parave. Edhe Kukësi i brazilianëve paguhet me shifra të vogla ndryshe nga çfarë marrin në realitet futbollistët.

Të tjerët sipas vendit

Laçi, Teuta, Vllaznia, Tërbuni, Bylisi janë pesë skuadrat e tjera, por që përsa i përket shpenzimeve të rrogave janë të përmbajtur. Jo më shumë se 50 milionë lekë të vjetër për lojtarët më të mirë kanë ata në dispozicion. Shuma këto mëse të arritshme për ekipe që nuk kanë buxhete të mëdha për gjithë sezonin. Kontrast bën Vllaznia që ka rroga të larta dhe paguhet nga bashkia, ndryshe nga ekipet e tjera që kopsiten me ato pak para që arrijnë të fitojnë duke shitur të drejtën televizive.

Financimet

Skënderbeu është ekipi klasik që sivjet pagoi të paktën 7 sezone investime. Edhe pse arriti të humbasë 14.1 milionë euro, por me kualifikimin në Europa League së paku ka përfituar 6.4 milionë euro, ndërsa kështu është klubi më i pasur në vend, që gjatë një sezoni arrin të harxhojë 1 milion euro. Këtu nuk futen paratë nga e drejta televizive dhe fitoret e barazimet që do të marrë deri në fund të Europa League. Shkurt edhe pse është klubi milioner në Shqipëri, rrogat i ka të përmbajtura.

11 më të paguarit

Bakana Tskhadadze 80000

Bedi Bastien Buval 80000

Giorgi Popkaze 80000

Nderim Nexhipi 80000

Roland Gërxhaliu 65000-75000 euro

Elis Bakaj 10 milionë lekë

Dejan Karan 50000

Erjon Vucaj 6 milionë lekë

Mario Morina 57000 euro

Gjergji Muzaka 50000 euro

Shkëlqim Muça 4.8 milionë lekë
 

/Shekulli

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
“Takimi i fundit me Matilda Makoçin, dukej e frikësuar kur pa Edin që po vinte drejt saj”

"Takimi i fundit me Matilda Makoçin, dukej e frikësuar kur pa Edin që po vinte drejt saj"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera