Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale raporton senë 24 orët e fundit, janë kryer 3,864 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid 901 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj, Maliq.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë.







