Edhe pse Mbretëresha Elizabeth ka thyer rregulla nga protokolli mbretëror, sërish ka disa gjëra që ajo s’i ka bërë kurrë, gjëra që ne i bëjmë përditë ose të paktën një herë në jetë.
1.Mbretëresha s’ka bërë kurrë selfie. Këtë gjë ne e bëjmë përditë,por Mbretëreshës nuk i lejohet dhe as familjes mbretërore.
2.Mbretëresha nuk lejohet të hapë dhuratat në Krishtlindje. Ndonëse kjo është kënaqësi më vete për të gjithë, për Mbretëreshën nuk është e lejueshme. Dhuratat hapen në kohën e çajit kur mblidhet e gjithë familja.
3.Mbretëresha nuk ka bërë kurrë provim për ngarjen e makinës dhe nuk ka patentë. Ajo është personi i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që i jep makinës pa patent.
4.Mbretëresha nuk ka dalë kurrë me meshkuj të tjerë përveç bashkëshortit të saj. Ata u njohën kur ajo ishte 13 vjeç dhe u martuan kur ishte 20.
5.Mbretëresha nuk ka qenë kurrë në shkollë. Ajo bashkë me motrën kanë studiuar në shtëpi.
6.Mbretëresha nuk ka votuar kurrë. Ajo e ka të lejuar të votojë, por ka zgjedhur që së bashku me familjen të mos e bëjë këtë gjë.
7.Mbretëresha nuk ka nevojë për pashaportë për të udhëtuar jashtë vendit.
8.Mbretëresha nuk ja bërë kurrë një punë me orar si gjithë të tjerët. Ajo e nisi detyrën si princeshë e më pas u bë Mbretëreshë.
9.Mbretëresha nuk i ka ushqyer kurrë qentë vetë. Ajo ka patur 30 qen gjatë jetës së saj, por një shef kuzhine ka patur detyrën t’i ushqejë.
10.Mbretëresha nuk e feston ditëlindjen në ditën e caktuar. Është traditë që Mbreti dhe Mbretëresha e festojnë ditëlindjen në sezonin e verës për arsye se është më lehtë për të organizuar një festë të madhe. Mbretëresha ka lindur në 21 prill, por feston në të shtunën e dytë të qershorit.
11.Mbretëresha nuk bën gjeste në publik. Ajo nuk ka puthur ose përqafuar kurrë bashkëshortin e saj në sy të të tjerëve.
12.Mbretëresha nuk ka bërë kurrë një listë pazari. Për këtë kujdeset stafi.








