Në 2006-ën pati premierën filmi i David Frankel “The Devil Wears Prada”, i frymëzuar nga novela me të njëjtin titull i Lauren Weisberger, dikur asistente e Anna Wintour, drejtoreshë e përgjithshme e ‘Vogue’.

Me siguri disa nga ju e kanë parë më shumë se një herë, pasi filmi vazhdon të ketë sukses edhe sot. Dhe jo më kot, pasi protagoniste janë Meryl Streep dhe Anne Hathaway. Më tej ne do ju listojmë 15 kuriozitete që mbase nuk i dini për filmin e famshëm.
Filmi është shkruar siç thamë më lart nga ish-asistentia e Anna Wintour (e cila e ka pëlqyer shumë filmin), por autorja ka shpjeguar se personazhet janë tërësisht të sajuar, ashtu si faktet që paraqiten.

Në film paraqitet edhe vetë autorja e librit, Laura, si dado e dy vajzave të Mirandës (Meryl).
“Mendoj se je perfekte për këtë rol. Jam shumë e lumtur që po punojmë bashkë”, i ka thënë Meryl Streep, Anne Hathaway në ditën e parë të xhirimeve. Pasi heshti pak ajo shtoi: “Kjo është gjëja e fundit e mirë që do të të them”. Dhe ashtu ishte vërtetë, ka rrëfyer Anne pas realizimit të filmit.

Për rolin protagonist kanë marrë pjesë në audicione edhe Juliette Lewis dhe Claire Danes, por fitoi Anne.
Çdo çantë e Mirandës në film është ‘Prada’.
Valentino ishte i vetmi stilist që pranoi të dilte në film vetëm për një sekuencë kalimtare.

Për rolin e Miranda Priestly u menduan si aktore edhe Helen Mirren dhe Kim Basinger.
Mamie Gummer, vajza e Meryl Streep luajti një rol të vogël në film, si një shitëse. Por skena është prerë.

Për të zgjedhur vajzat binjake që do ishin të bijat e Mirandës, u thirrën në audicione 100 motra binjake.
Gisele Bundchen ishte pjesë e filmit me një rol të vogël, të cilin e pranoi duke vendosur si kusht që të mos ishte modele.
Shumë stilistë pranuan të kishin veshjet dhe aksesorët në film, ndaj si rezultat veshjet e përdorura arritën vlerën e 1 milionë dollarëve, por kostumografja kishte një buxhet prej 100.000 dollarësh, ndaj pjesa më e madhe e rrobave ishin të huazuara.

Në fund të xhirimeve, Meryl Streep i dhuroi të gjitha veshjet e saj në një ankand bamirësie.
Emily Blunt arriti t’i mbushë mendjen regjistorit që karakteri i saj duhet të ishte anglez dhe jo amerikan. Gjithashtu veshjet që ajo pati në xhirime ishin shumica të Vivienne Westwood.

Protagonistja Andy pas eksperiencës në zyrën e Mirandës, punësohet nga ‘New York Mirror’, e cila është një gazetë e vërtetë, e cila ka publikuar në vitet 1823 deri në 1842-in dhe aty punonte Edgar Allan Poe.
Filmi u xhirua brenda 57 ditëve në total./revistawho.com










