Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3035 testime, nga të cilat pozitivë kanë rezultuar 631 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Përrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan.
Fatkeqësisht listës së humbjeve të jetës gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe 17 pacientë të tjerë, të cilët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes. Mes tyre është edhe një 22-vjeçare. Qytetarët e tjerë që kanë humbur jetën janë: 9 nga Tirana, 2 nga Librazhdi, 1 nga Elbasani, 1 nga Durrësi, 1 nga Shkodra, 1 nga Korça, 1 nga Fieri, 1 nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë. 43 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77 498 që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.







