Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

18 mijë turistë brenda natës në 370 vila e 2350 apartamente, ja masterplani i resortit në Shqipëri

16/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
18 mijë turistë brenda natës në 370 vila e 2350 apartamente, ja masterplani i resortit në Shqipëri

Projekti “Resorti Divjakë Albania”, i kompanisë Mabetex Grup, i cili është në fazën e diskutimeve të nxehta për ndikimin negativ ne mjedis që do të ketë në Lagunën e Karavastasë, një ndër zonat unike në Europë për disa specie synon të ndërtojë kapacitete akomoduese për mbi 18 mijë e 200 turistë në një natë.
Sipas të dhënave të projektit në Divjake ( Karavasta), që është publikuar nga Ministria e Mjedisit, në kuadër të ndikimit mjedisor, do të ndërtohet resort turistik me përmasa të mëdha në një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Janë planifikuar të ndërtohen 370 vila dhe 2350 apartamente.





Në dispozicion do të jenë 4,310 shtretër hotelerie, ku së bashku synohet një kapacitet prej 18,280 turistesh, sipas të dhënave zyrtare të projektit të dorëzuara në Ministrinë e Mjedisit.

Master Plani i Resort Divjake Albania është planifikuar të shtrihet në një territor të gjerë rreth 12 km gjatësi në vijë bregdetare.


Sipërfaqja e përgjithshme e zonës se projektit është përafërsisht 1170 ha. Plazhi, pylli i pishave, toka bujqësore dhe lagunat mbulojnë rreth 2/3 e sipërfaqes. Sipërfaqja e zhillimit të projektit do të jetë rreth 370 ha ose 32% e sipërfaqes.

Në sipërfaqen totale të zonës së Projektit tipizohet: tokë bujqësore 60 ha, tokë me përdorim të qëndrueshëm 370 ha, sipërfaqe plazh 370 ha, pyll pishe 210 ha dhe ligatina 160 ha) .
Ministria e Mjedisit thotë se përbërësit e Parkut kanë status të ndryshëm mbrojtës dhe në këtë mënyrë kufizimet e zhvillimit të Projektit bazohen në rëndësinë e secilit habitat brenda parkut. Pylli me pisha është klasifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes. Për rreth Lagunës së Karavastasë zona midis grykëderdhjeve të Shkumbinit është klasifikuar me kufizime për zhvillim. Zona rreth plazhit të Divjakës shtrirjet ranore në veri dhe ne jug të tij janë klasifikuar të dyja si zonat rekreative, me nivelin më të ulët të mbrojtjes.

Kundërshtimet

Projekti ka hasur kundërshti të shumta nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë ngritur shqetësimin se masiviteti i ndërtimeve do të jetë tepër dëmtues për ekosistemin e zonës. Aleanca e Vendeve Kënetore të Mesdheut i ka kërkuar Qeverisë shqiptare të anulojë projektin për ndërtimin e resortit turistik “Resort Divjaka Albania” në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Aleanca ka shprehur shqetësimin për ndikimet negative dhe të pakthyeshme që ndërtimi do të ketë në park dhe trashëgiminë e tij natyrore: “Parku Divjakë-Karavasta është një nga dy ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, që paraqet një vend shumë të rëndësishëm, kyç për kafshët e egra. Parku vizitohet çdo vit nga miliona shpendë në rrugën e tyre të migrimit dhe është një aset me shumë vlerë për ekonominë lokale.”

Si rrjedhojë, iniciativat për zhvillimin e “Resort Divjakë Albania” do të ishin jashtëzakonisht negative dhe të papranueshme. Do të ishte në kundërshtim të plotë me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadrin e Konventës së Ramsarit, Konventës së Bernës për Rrjetin Emerald, Konventës së Bonit”, thuhet në letër./monitor

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Next Post
2-vjetori i Renee, ja fotot nga festa luksoze

2-vjetori i Renee, ja fotot nga festa luksoze








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera