Ditën e sotme Zëri bën 2 vite jetë dhe Elita Rudi nuk mund të mos bënte një urim publik për të. Këtë vit me një IGTV që përmbledh të gjithë këto muaj jetë në 3 minuta përmes fotosh dhe videosh. “Urime ditëlindjen Zëri i nanës. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur të mora në krahët e mi. Ti më mësove dashurinë pa kushte, dashurinë e pastër, dashurinë e pashtershme. Ti më dhe epitetin nënë o gëzimi im i parë! Për mua ti je arritja më e madhe e jetës, sakrifikova gjithçka nga karriera ime që të kujdesesha në mënyrën më të mirë për ty, e ti sot po feston 2 vjetorin e lindjes! Nuk uroj më asgjë për jetën, uroj vetëm shëndetin tënd! Të do nani dhe babi”, ka shkruar Elita.
Kjo ditë është përjetuar me shumë emocion nga Elita dhe kjo është e dukshme. Gjiko dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të një tjetër bebushi që do vijë në jetë së shpejti. Vitin tjetër Zëri do jetë vëllai i madh./revistawho.com
View this post on Instagram








