Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

20 vite bashkë, Alketa Vejsiu i drejtohet Vera Grabockës me fjalët më të bukura

29/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
20 vite bashkë, Alketa Vejsiu i drejtohet Vera Grabockës me fjalët më të bukura

Dy ditë më parë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka përmbyllën me sukses edicionin e dytë të emisionit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”. Dyshja e njohur e televizionit kanë drejtuar disa nga spektaklet më të njohura në vend dhe të gjithë kanë arritur t’i shndërrojnë në programet më të ndjekura televizive. Vera dhe Alketa njihen si gratë më të forta të televizionit, sepse kanë ditur të sjellin një standard të ri në mediat shqiptare. Ato kanë 20 vite që njihen dhe punojnë bashkë dhe duket se lidhja e tyre tashmë është më e fortë se kurrë më parë. Ditën e sotme Alketa i ka dedikuar Verës disa nga fjalët më të bukura, për të vlerësuar të gjithë punën dhe miqësinë e saj gjatë këtyre 20 viteve. Moderatorja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet e buzëqeshur përkrah Grabockës. Bashkangjitur fotos Alketa ka shkruar disa nga vargjet e këngës së njohur të Tina Turner, “Simply the best”.





https://www.instagram.com/p/ByC30WAH3be/

“Ti je thjeshtë më e mira, më e mirë nga gjithë të tjerët. Më e mirë se çdokush, çdokush që unë kam takuar. Kam ngecur në zemrën tënde, varem nga çdo fjalë që ti thua. Na ndani, në asnjë mënyrë! E merituar. Mikja ime. Motra Ime. Mentorja ime”, ka shkruar Alketa. Nga fjalët e saj kuptohet se marrëdhënia mes të dyjave ka kaluar përtej raportit si kolege pune dhe është e vështirë që ndonjë ditë t’i shohim të ndara nga njëra-tjetra. Kujtojmë se dyshja e njohur kanë drejtuar spektakle të mëdha të tilla si “X Factor Albania”, “Dancing with the stars”, “Your face sounds familiar” etj. /revistawho.com


Tags: 20 viteAlketa Vejsiukolegepunespektakelvera grabocka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!
Breaking News

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!

05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”
Breaking News

Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”

04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin
Breaking News

Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin

04/12/2025
Next Post
Khloe bën 16-muajshe, mami Zaimina e lumtur për vajzën e saj “të rritur”

Khloe bën 16-muajshe, mami Zaimina e lumtur për vajzën e saj “të rritur”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera