Mbrëmja e kaluar ka rezervuar një festë shumë të veçantë për Top Albania Radio. 14 shkurti i këtij viti shënoi 20-vjetorin e themelimit të radios më të madhe dhe më të suksesshme në Shqipëri. Për ta festuar këtë ditë të veçantë, Vjollca Hoxha dhe vajzat e saj organizuan një mbrëmje në një prej Club-eve të Tiranës. Në këtë mbrëmje të veçantë ishin të ftuar këngëtarët më në zë si: Eneda Tarifa, Eugent Bushpepa, Renis Gjoka, Gjergj Kaçinari, etj. Listës së të ftuarve përveç zërave të radios, nuk i munguan as personazhet më të njohur në vend. Mbrëmja u cilësua si vazhdimi i endrrës së nisur 20 vite më parë nga themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha./revistawho.com