Tristan Thompson i ka habitur të gjithë me vendimin e fundit, duke blerë një shtëpi luksoze jo shumë larg Calabasas, ku jeton Khloe Kardashian dhe vajza e tyre, True. Sipas ‘UsWeekly’ shtëpia ka kushtuar 6.5 milionë dollarë dhe është vetëm 25 minuta larg shtëpisë së 34-vjeçares. Tristan e ka marrë këtë shtëpi që prej datës 24 maj, ndërsa ka treguar se afërsia me Kardashian do ta ndihmojë të kalojë më tepër kohë me vajzën e tij.
Kujtojmë se Tristan dhe Khloe kanë zgjedhur të jenë të rezervuar rreth bashkëpunimit për të rritur vajzën e tyre, megjithatë në muajin maj Kardashian u shpreh se Thompson ishte duke vazhduar jetën e tij. Aktualisht basketbollisti është pronar dhe i një tjetër shtëpie në Cleveland, aty ku dhe jeton për shkak të impenjimeve të tij me skuadrën e ‘Cavaliers’./revistawho.com







