Rita Ora po korr një sukses të padiskutueshëm më këngën “Your Song” duke qenë në majë të klasifikimeve për javë të tëra. Ajo u shfaq në formë të përkryer gjatë pushimeve në Xhamajka. Por mesa duket gjërat nuk paska shkuar dhe aq mirë për Ritën. Ajo kishte shkelur aksidentalisht një iriq deti duke marrë 25 thumba në këmbë. Pavarësisht dhimbjeve të mëdha këngëtarja simpatike arriti të përformojë për fansat e saj. Gjatë koncertit ajo rrëfeu incidentin e pakëndshëm si dhe tha që ishte në skenë vetëm prej fansave, për të kënduar para tyre.