Princ Philip u nda nga kjo botë me zemër të mirë. Raportohet se princi i ka lënë 30 milion paund stafit që i shërbeu gjatë jetës së tij, e që përbëhet nga tre burra që janë kujdesur për të. Pjesa më e madhe e pasurisë iu la Mbretëreshës Elizabeth, e cila është bashkëpronare. Burime për “The Sun”, treguan se princi kishte dëshirë t’i linte diçka edhe tre shërbyesve të tij, të cilët luajtën një rol të madh në vitet e fundit të jetës. Gjithashtu burimet treguan se edhe Philip ka lënë trashëgimi edhe për princ Harry-n pavarësisht intervistës së tij kundër familjes. Ndërsa për katër vogëlushët e pallatit mbretëror, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Edward dhe Princ Andrew, Philip u ka lënë 13000 librat e bibliotekës.







