Këngëtarja e njohur kosovare, Gjira Kajtazi, feston sot 30-vjetorin e lindjes. Këtë e ka zbuluar vetë ajo me anë të një shkrimi në ‘Instagram’. “Zakonisht nuk më kanë lënë fort përshtypje ditëlindjet. Por ky 30-shi më ka bërë të ndihem shumë melankolike këto ditë. Nuk muj me thënë që jam gati, po s’po kishe qarë pa ec me kohën. Përditshmëria na bën me u ndje që gjithçka është e zakonshme por kur vjen momenti me kthy kokën mbrapa e vë re që shumë gjëra kanë ndryshuar. Jeta është e shpejt po me mujt e kisha ndal kohën ndonjëherë. Hello 30sh. Mos mendo që mundesh me ma prish qejfin se s’kom hala rrudha, kom me ta tregu qejfin. Flm nanë e babë për këtë jetë. Jo gjithmonë e lehtë, po çdo ditë ja ka vlejt”, shkruan Gjira. Kujtojmë se ky 30-vjetor e ka gjetur kēngëtaren si nënë për herë të parë. Ajo lindi një djalë pak muaj më parë, të cilin e quajti Maël.