Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Justin na bëri lemsh me lëvizjen e fundit ndaj Katy Perry-t! 

05/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Justin na bëri lemsh me lëvizjen e fundit ndaj Katy Perry-t! 

Nëse mendonit se gjithçka ishte e qartë mes Katy Perry dhe Justin Trudeau, mendoni sërish. Pas disa javësh plot spekulime, veprimet e fundit të dyshes vetëm sa e kanë bërë situatën edhe më të paqartë.





Së pari, ata u fotografuan në një darkë që dukej si takim i mirëfilltë. Më pas, Justin u shfaq në një nga koncertet e Katy-t, ku të gjithë vunë re një detaj të pazakontë: ai qëndroi i vetëm gjatë gjithë mbrëmjes, duke kërcyer pa shoqëri. Kjo nuk kaloi pa u komentuar.

Çfarë po ndodh realisht mes tyre? Javën e kaluar, burime pranë çiftit thanë qartë se bëhej fjalë për një takim. Por këtë javë, tabloidi The Daily Mail raporton ndryshe. Një burim i tha medias se: “Ai donte thjesht bileta për koncertin e saj dhe ajo e ftoi. Më pas, ajo e ftoi edhe për darkë.” Sipas të njëjtit burim, “ndërsa Katy e konsideroi një takim, Justin e pa thjesht si një darkë mes miqsh” dhe “ndihet pak i befasuar nga gjithë kjo situatë.”


Në kontrast të plotë me këtë, një tjetër burim për The Sun thotë se mes tyre po lind diçka më shumë. “Ata kanë një kimi të fortë deri tani” – tha burimi – dhe shtoi se “kanë në plan të shihen përsëri shumë shpejt.” Jo vetëm kaq, por sipas të njëjtit person: “Ai ndihet sërish si një çun i ri” dhe është “shumë i entuziazmuar nga ajo që po ndodh.”

Ai gjithashtu raportohet se “dëshiron ta njohë më mirë Katy-n dhe të shohë si do të ecë raporti.”

Sa për famën e saj si superyll, burimi thekson: “Ai nuk ka frikë nga fakti që ajo është një superyll dhe gjithë vëmendja që kjo sjell.” Dhe për të larguar çdo dyshim për ndonjë flirt të shpejtë, thuhet: “Justin nuk është tipi i burrit që kapet kollaj” dhe që nga ndarja me bashkëshorten, “shumë gra kanë tentuar të dalin me të.”

Duke parë këtë kakofoni zërash dhe deklaratash të kundërta, një gjë është e sigurt: ky “raport” do të vazhdojë të na mbajë të hutuar edhe për pak kohë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
Next Post
Skandal në Hollywood! Pamela Anderson rrëfen “ofertën” e Stallone-s për seks dhe status

Skandal në Hollywood! Pamela Anderson rrëfen “ofertën” e Stallone-s për seks dhe status








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera