Kosova do të sjellë shumë shpejt filmin e saj të parë horror, një film i cili ka vonuar 4 vite për t’u realizuar për shkak të mundesës së fondeve monetare. Filmi mban titullin “Ditari” dhe tregon historinë e disa të rinjve që nisen për një piknik në një vend të panjohur teksa kërkohet pronari i një ditari.
Xhirimet e filmit janë drejt përfundimit. Regjisori Liridon Beqiri tregon se kasti po përpiqet ta përfundojnë sa më shpejt filmin me kushtet në të cilat ndodhen.
Gjithashtu, regjisori shprehet se po shpresojnë që të marrin dhe ndihmë për realizimin dhe përfundimin sa më shpejt të këtij projekti të parë të zhanrit horror.









