Në moshën 43-vjeçare, aktorja Cameron Diaz deklaron se dëshiron shumë një familje. Për këtë meritat i shkojnë bashkëshortit të saj Benji Madden. “E ka zbutur. I erdhi fiks në kohën që ajo kërkonte stabilitet dhe ai ja dha. Janë vërtetë të lumtur”, shprehen miqtë e saj. Diaz po e shijon maksimalisht jetën bashkëshortore larg tapetëve të kuq e syve kuriozë. Ajo mbushi vitin e parë të martesës. “Jeta e saj me Benjin është e mrekullueshme. Ajo është aty për të dhe ai e do shume”, tregojnë më tej miqtë e yllit kinematografik.