Për disa femra ngjyra e zezë është sinonim i glamurit dhe stilit. Madje ka disa vajza që përdorin këtë ngjyrë për çdo gjë, deri edhe te grimi.
Por ajo që është vënë re kohët e fundit, është se po përdoret shumë buzëkuqi i zi. Për disa kjo është një trend por për disa të tjerë ky lloj buzëkuqi është i vështirë për t’u kombinuar. Ja disa arsye :
1.Është një ngjyrë që nuk shkon me asgjë.
2.Bën që goja mos të duket bukur.
3.Nuk duket mirë me çdo lloj të lëkurës.
4.Është shumë i errët për t’u dukur bukur.
5.Shumica e përdorin vetëm për t’u dukur trendy.